Në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë ka marrë pjesë edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila shprehu mbështetjen për qytetarët që kundërshtojnë projektet që dëmtojnë mjedisin dhe favorizojnë interesa private.
Në fjalën e saj, Paulus vlerësoi rezistencën e protestuesve dhe tha se zëri i tyre do të dëgjohet edhe në institucionet e Bashkimit Evropian.
Në fund të fjalës së saj, eurodeputetja bëri një deklaratë lidhur me procesin e votimit të amendamentit në Parlamentin Evropian për moratoriumin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, duke theksuar se kishte marrë një email nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit i ka kërkuar mosvotimin e tij.
Amendamenti u miratua nga Parlamenti Evropian të mërkurën, më 17 qershor 2026, si pjesë e rezolutës për raportin e progresit të Shqipërisë, duke u bërë thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin një moratorium të menjëhershëm për lejet e reja të ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, deri në përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit.
Marrë nga Syri.net