KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Evropa rrezikon të humbasë rëndësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Evropa rrezikon të humbasë rëndësinë
BotaOpinionPolitikeZhvillim

Evropa rrezikon të humbasë rëndësinë

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2025 9:30 am
99 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ç’rol luan Evropa për të ardhmen e Ukrainës? Administrata e re amerikane paraqet në radhë të parë kërkesa, por tregon pak gatishmëri për ta përfshirë Evropën në bisedimet e paqes me Rusinë. Kjo u bë e qartë, për shembull, nga një deklaratë e bërë nga përfaqësuesi i qeverisë amerikane për Ukrainën, Keith Kellogg. BBC-ja e citon atë me fjalët: negociatat e mëparshme kanë dështuar, sepse në to kishin qenë të përfshira shumë palë.

Por evropianët mund të japin kontributin e tyre, i cili sipas përfytyrimeve të administratës së presidentit Trump, duhet të konsistojë në dërgimin në Ukrainë të ushtarëve për një forcë paqeruajtëse ose për programe stërvitore pas përfundimit të luftës së agresionit rus.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih se ishte në dijeni se administrata amerikane kishte nisur një kërkesë në formë pyetësori për vendet anëtare të NATO-s për t’u informuar se me sa ushtarë dhe në çfarë forme mund të kontribuojnë për trupën paqeruajtëse në Ukrainë.

Evropa të paguajë, por jo të bashkënegociojë 

Kërkesa lidhet padyshim me planin e presidentit amerikan Trump për të negociuar me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, për një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës.

Trumpi pret që pas arritjes së  një marrëveshjeje të mundshme, evropianët të marrin përgjegjësinë për të siguruar që Rusia të mos sulmojë përsëri Ukrainën.

SHBA-ja tashmë ka deklaruar se nuk dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë.

Kurse Evropa duhet të paguajë, por të mos ketë të drejtën e fjalës në negociatat për Ukrainën – ky duket të jetë roli që administrata e re amerikane i jep Evropës lidhur me formësimin e së ardhmes së Ukrainës.

Shqetësimi i shteteve evropiane është se tani ukrainasit tani mund të detyrohen të bëjnë lëshime që në fakt nuk duan t’i bëjnë. Ndër të tjera të heqë përkohësisht dorë nga anëtarësimi në NATO.

Scholz i “irrituar” nga diskutimi për forcat paqeruajtëse

Kancelari gjerman Olaf Scholz e hodhi poshtë edhe një herë si “plotësisht të parakohshëm” diskutimin për një forcë paqeruajtëse evropiane për Ukrainën. “Unë jam pak i irrituar nga këto debate, e them sinqerisht këtë”, tha ai pas samitit të Ukrainës në Paris.

Ky është një “debat i papërshtatshëm, në kohën e gabuar dhe për temën e gabuar”, tha Scholz. “Ne nuk jemi ende në paqe, por në mes të një lufte brutale që po vazhdon të zhvillojë Rusia.”

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Egjypti po punon me plan për rindërtim të Gazës, pa e zhvendosur popullsinë
Artikulli tjetër SPAK ka gati arrestime të reja të politikanëve para 11 majit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.