KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fyerje ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fyerje ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë
AnalizeOpinionPolitikeRajoniSociale

Fyerje ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë

Përditësimi i fundit: 7 Mars, 2025 9:19 am
153 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

“Yjet dhe heronjtë e mediave shiptare“.

Kështu i quajti disa herë deputetët e opozitës kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së 4 marsit.

“Deklaratat e saj janë pasqyrim i kulturës politike të institucionalizuar. Me këtë propagandojnë urrejtje etnike që rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e shqiptarëve në Serbi”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Nga kabineti i kryetares së Kuvendit dhe i Partisë Progresive Serbe në pushtet, nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it në lidhje me fyerjet e bëra.

Nuk është hera e parë që Ana Bërnabiq fyen popullin shqiptar dhe nuk është as e vetmja zyrtare serbe që i ka quajtur ata me emërtim fyes.

Fyerjet nga nivelet më të larta të pushtetit kanë vazhduar pavarësisht vendimit të një gjykate në Serbi, e cila e ka cilësuar termin “shiptari” si politikisht të pasaktë dhe fyes. Po ashtu, edhe Komisionarja për Mbrojtjen e Barazisë ka vlerësuar më parë se përdorimi i tij shkel Ligjin për ndalimin e diskriminimit.

Çfarë tha kryetarja e Kuvendit?

Pasi deputetët e opozitës hodhën bomba tymuese në sallën e Kuvendit, kryetarja e tij i quajti ata “bandë terroriste”.

“Dua t’i informoj deputetët se ata të opozitës janë yjet e të gjitha mediave të Albin Kurtit (kryeministrit të Kosovës), mediave shiptare. U bëtë yje, jeni ndjekësit e tij, ju lumtë (…)”.

Ajo e akuzoi kryeministrin e Kosovës për “metoda terroriste”, duke aluduar në gazin lotsjellës që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin hedhur në të kaluarën në Kuvendin e Kosovës.

Gjuha fyese dhe denigruese u përsërit edhe disa orë më vonë.

“Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj se si ju lavdërojnë mediat shiptare (…)”, u tha Bërnabiq opozitës, duke treguar faqet e internetit të mediave Koha dhe Reporteri nga Prishtina, të cilat kishin raportuar për bombat tymuese dhe përleshjen mes deputetëve në Kuvendin serb.

Shkelja e vendimit të gjykatës

Fjala “shiptar” konsiderohet fyerje nga gjykatat serbe dhe nga pakica kombëtare shqiptare në Serbi, kujton Katarina Golluboviq nga Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM).

Një deklaratë e tillë për shqiptarët nuk është vetëm fyerje, por edhe një sinjal shqetësues në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e tyre në Serbi”.

Megjithatë, ajo u përdor disa herë në Kuvend për të paraqitur në një dritë negative deputetët e opozitës.

“Dikush që ka detyrën të kujdeset për mënyrën e të shprehurit në Kuvendin Popullor tregoi se nuk respekton as Rregulloren, as standardet, por mbi të gjitha, as qytetarët që jetojnë në Republikën e Serbisë”, tha Golluboviq për REL-in.

Shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë në jug të Serbisë, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Një deklaratë e tillë për shqiptarët nuk është vetëm fyerje, por edhe një sinjal shqetësues në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e tyre në Serbi”, tha për REL-in kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Ana Bërnabiq i ka fyer shqiptarët edhe kur ishte kryeministre e Serbisë.

Për shkak të një deklarate ku tha se Beogradi në negociatat me Prishtinën po merrej me “njerëz që kanë dalë nga mali”, asaj iu ndalua hyrja në Kosovë në vitin 2019.

Ata që jetojnë në Serbi “janë ekspozuar ndaj një diskriminimi të tillë për vite me radhë saqë jemi bërë rezistentë”, thotë ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi:

“Por, kjo është diçka kundër së cilës jemi të gatshëm të luftojmë deri në fund, sepse nuk kërkojmë asgjë më shumë se ajo që është rregulluar me ligj dhe institucione të vetë Serbisë”.

Çfarë thonë në Kosovë?

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me deklaratat e kryetares së Kuvendit të Serbisë.

Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, vlerëson se përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve në Kuvendin serb nuk kontribuon në normalizimin dhe përparimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

“Kjo është një mënyrë e vjetruar e të menduarit dhe të bërit politikë, e cila i ka sjellë kaq shumë të këqija rajonit tonë në të kaluarën e afërt”, thotë Muhaxhiri për REL-in.

Ai, gjithashtu, vlerëson se Ana Bërnabiq “nuk është vendimmarrëse”, por shpreh qëndrimet e “një kulture të përgjithshme politike të udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Partia Progresive Serbe”.

Muhaxhiri shton se përdorimi i emërtimit fyes për shqiptarët nga zyrtarë të lartë serbë “vetëm sa zbulon mungesën e tyre të vizionit minimal politik”.

“Meqenëse përparimi ndërkombëtar i Serbisë është i lidhur pandashëm me pranimin e realitetit se Kosova është shtet i pavarur, kjo gjuhë urrejtjeje nuk ka ndikim në politikën bashkëkohore normale. Ajo mund të mobilizojë vetëm një kategori të caktuar të votuesve të Partisë Progresive Serbe që ende jetojnë në të kaluarën”, thotë Muhaxhiri.

Kush e ka fyer popullin shqiptar?

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, thotë se fjalët e kryetares së Kuvendit janë “vetëm një hallkë tjetër në një zinxhir të gjatë, të formësuar dhe promovuar nga njerëz si Aleksandar Vullin”.

Zëvendëskryeministri aktual i Serbisë ka quajtur shqiptarët me emra fyes nga të gjitha pozitat shtetërore që ka mbajtur deri tani.

Kështu, në deklaratat zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilën ai e drejtonte, në vitin 2020, shqiptarët u quajtën me emër fyes gjashtë herë brenda një muaji.

Para formimit të Qeverisë së re të Serbisë në tetor të atij viti, organizata joqeveritare YUCOM i bëri thirrje publike mandatares së atëhershme, Ana Bërnabiq, që të mos e përfshinte Vullinin në listën e ministrave për shkak të qëndrimit të tij ndaj shqiptarëve.

Megjithatë, Vullin u emërua në qeverinë e re si ministër i Punëve të Brendshme, nga ku vazhdoi të fyente popullin shqiptar.

Në vitin 2021, ministria e tij lëshoi më shumë se dhjetë deklarata që përmbanin termin fyes për shqiptarët.

Edhe ministri aktual i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, kur ishte drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në një deklaratë zyrtare në prill të vitit 2019, i quajti shqiptarët e Kosovës me të njëjtin term fyes.

Ky term është përdorur edhe nga deputetët e koalicionit qeverisës në Kuvendin e Serbisë kur kanë dashur të fyejnë dikë.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, ky term ende shfaqet shpesh në faqet e para të tabloideve proqeveritare.

Çfarë tha gjykata?

Gjykata e Apelit në vitin 2018 konfirmoi vendimin gjyqësor pas padisë së ish-aktivistes së Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Anita Mitiq, kundër tabloidit Informer dhe sanksionoi përdorimin e termit “shiptar”.

“Ky term konsiderohet politikisht i pasaktë dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për anëtarët e kombësisë shqiptare që jetojnë në Kosovë”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Gjithashtu, sipas qëndrimit të gjykatës, të quash një serb me këtë emër është e barasvlershme me etiketimin e dikujt që lufton kundër interesit kombëtar.

Komisionarja për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, në vitin 2015, arriti në përfundimin se dy tabloide kishin shkelur Ligjin për ndalimin e diskriminimit, pasi kishin përdorur këtë term për shqiptarët.

REL-i nuk arriti të marrë një koment nga komisionarja për deklaratat e kryetares së Kuvendit serb deri në publikimin e këtij teksti.

Më herët, Jankoviq kishte deklaruar se përdorimi i fjalës “shiptar” përbën shkelje të nenit të Ligjit për ndalimin e diskriminimit, i cili ndalon trajtimin poshtërues dhe fyes.

Padi për fyerjen e shqiptarëve

Aleksandar Vullin u padit në vitin 2019 nga Këshilli Kombëtar i Pakicës Shqiptare për fyerjen e shqiptarëve. Gjykata e hodhi poshtë padinë dhe Ragmi Mustafi, i cili atëherë ishte kryetar i Këshillit, tha për REL-in se ata kanë apeluar në Gjykatën Kushtetuese.

“Rasti kundër Vullinit për gjuhë të urrejtjes dhe përhapje të intolerancës racore dhe kombëtare është ende aktiv. Po presim për gjashtë vjet dhe nëse refuzohet, do të shkojmë edhe në Gjykatën Evropiane në Strasburg”, tha Mustafi.

Një tjetër padi kundër Vullinit për ndalimin e gjuhës së urrejtjes ndaj pakicës kombëtare shqiptare është ngritur edhe nga organizata joqeveritare YUCOM.

“Qëllimi i padisë ishte ndalimi i një gjuhe të tillë nga të gjithë politikanët, pasi ajo nxit armiqësi ndaj një komuniteti etnik që jeton në Serbi. Fatkeqësisht, në vendimet e fundit ligjore, është vendosur se nuk ka gjuhë urrejtjeje dhe se përdorimi i termit ‘shiptar’ është thjesht fyes”, thotë Katarina Goluboviq.

Ajo shton se me këto vendime, gjyqësori serb i ka dhënë dritën jeshile përhapjes së fyerjeve ndaj një populli të tërë, dhe se individët mund të mbrohen vetëm nëse guxojnë të thonë se ndihen të fyer.

Çfarë përfaqëson ky term fyes?

Shqiptarët e quajnë veten “shqiptarë”, që është sinonim i identitetit etnik të shqiptarëve, por në gjuhën serbe, termi “shiptar” është fyes, pasi ka një term tjetër në këtë gjuhë: “allbanci”.

Ky term ka një konotacion negativ në Serbi, pasi lidhet me njerëz primitivë dhe të pacivilizuar, njerëz që kanë zbritur nga malet, punëtorë manualë.

Shqiptarët e Kosovës thonë se termi “shiptari” u bë për herë të parë fyes në vitet ’60, pasi filloi të keqpërdorej.

Në Kosovë ekziston një term fyes për serbët – “shkije” – por as zyrtarët kosovarë dhe as mediat nuk e përdorin atë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova pa asnjë kontratë lobimi në SHBA
Artikulli tjetër Trump, aleatëve të NATO-s: Rrisni shpenzimet, nëse doni mbështetjen amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.