KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gazetarja Lala: “Brenda 2026, Rama i pandehur nga SPAK”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Gazetarja Lala: “Brenda 2026, Rama i pandehur nga SPAK”
FokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Gazetarja Lala: “Brenda 2026, Rama i pandehur nga SPAK”

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2026 10:34 am
438 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama ka nisur një “betejë frontale” me institucionet e reja të drejtësisë. E ftuar në emisionin A Show, Lala tha se Rama ka pasur dijeni për të gjitha aferat korruptive, dhe sipas saj, kryeministri brenda 2026 do të thirret ose do të jetë nën hetim nga SPAK.

Gjithashtu, sipas Lalës, ngadalësimi i procesit për heqjen e imunitetit të Ballukut, shihet si një test për të matur forcën dhe për të krijuar precedentë që mund të shërbejnë për të mbrojtur figura të tjera të larta politike në të ardhmen. Për Lalën, qëllimi final i kryeministrit nuk është mbrojtja e Ballukut, por mbrojtja e vetes.

Gazetarja thekson gjithashtu, se kjo strategji e vendos atë në një përplasje të drejtpërdrejtë jo vetëm me SPAK, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e konsiderojnë funksionimin e pavarur të kësaj strukture si një kusht të panegociueshëm të reformës në drejtësi.

“Historia me zonjën Balluku nisi qysh në tetor të vitit të kaluar dhe që u desh një rrugë e gjatë për të ardhur deri në ditën kur ne jemi sot, ku pritet të ketë një votim në kuvend sa i përket kërkesës së SPAK-ut për leje për arrestimin e saj. Duhet të kemi parasysh që dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pezullimi nga ushtrimi i funksioneve që mbeti në fakt pas një kalvari të gjatë edhe shkuarjes së çështjes deri në Gjykatën Kushtetuese, mbeti në fuqi. Në fakt sot nuk ka më asnjë vlerë, sepse zonja Balluku nuk është në ato funksione. Nga ana tjetër, SPAK insiston për ta dërguar atë prapa hekurave, duke insistuar në dy momente thelbësore. Së pari thonë që zonja në fjalë është duke intimiduar dëshmitarë edhe ka dyshime, pra në përgjimin mes dy vartëseve të saj ka, ka dyshime të forta që ajo mund të ketë përdorur edhe ata që konsiderohen të fortët për t’i intimiduar.

Dhe së dyti, përmes vartësve të saj, duke i kërcënuar me largim nga vendi i punës, ata ose familjarët, apo edhe duke i joshur në momente të caktuara. Tani ku jam unë? Unë mendoj që jam duke u përpjekur ta kuptoj këtë gjë sepse kjo nuk është vetëm një çështje penale, një çështje thjesht penale juridike, është një çështje edhe politike. Madje është sot më shumë sesa politike. Dhe pse e them këtë që është më shumë sesa politike? Sepse keni SPAK nga njëra anë, keni Belinda Ballukun në mes dhe keni gjithë mazhorancën socialiste me në krye Edi Ramën, i cili ka bërë si asnjëherë më parë një betejë frontale me prokurorët, me gjyqtarët, me vuri në lëvizje personalisht me firmën e tij Gjykatën Kushtetuese për çështjen e pezullimit.

Po vonon në mënyrë të paprecedent çështjen e votimit të kërkesës së SPAK-ut për leje për të arrestuar zonjën Balluku sa më shumë të mundet. Dhe si e shikoj unë këtë dhe pse e shikoj politike? Sepse nuk shikoj një betejë të Belinda Ballukut. Në fakt shikoj një luftë politike mes SPAK dhe Edi Ramës. Dhe Edi Rama, me sa kam kuptuar, nuk po mbron Belinda Ballukun. Në fakt po përpiqet të mbrojë veten e vet ose të marrë një garanci. Pra po bën gjithçka për të marrë një garanci që të nesërmen të mos jetë i prekshëm nga SPAK-u.

Unë nuk e shikoj këtë si një negocim. Zoti Rama është duke shtruar, rrugën mendoj unë, ose është duke vënë disa kufij. Se çfarë do të thotë të vësh kufij? Do të thotë që të shkosh në Gjykatë Kushtetuese dhe të përpiqesh me çdo kusht duke sulmuar gjyqtarët në mënyrë të paprecedent që të marrësh një vendim që të leverdisë dhe t’i mbash gjyqtarët larg nga kabinetet qeveritar. Pra t’ju heqësh të drejtën me gjykatë, me vendim gjyqësor, sepse ju e dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqinë e ligjit, për të mos pezulluar ministra të tjerë apo ndoshta dhe vetë atë në të ardhmen. E dyta, është duke bërë ndryshime ligjore, është duke bërë çmos, të paktën deri tani, sepse unë kam një qëndrim në fakt disi ndryshe, për të mos dhënë imunitetin e zonjës Balluku. Pra, janë të gjitha këto, është duke shtruar një terren që të nesërmen t’i lërë në pamundësi prokurorët ose gjykatësit për ta prekur atë. 

A do të shkojë SPAK telk Edi Rama apo Rama të shkojë në dyert e SPAK. Direkt apo indirekt të gjithë këto afera Edi Rama i ka ditur. Ka pasur informacion. Nuk ndodh asgjë rastësisht në këtë vend. Edi Rama di dhe çfarë flitet në çdo emision televiziv. Ia zbardhin këshilltarët e vet. Të jesh e sigurt për të. Edhe për një grua që ishte shtatzënë dhe kishte urdhër-arrest Rama e dinte. E dinte dhe që SPAK kishte sekuestruar tenderin e Porto Romanos, ndërkohë që unë e mora vesh 2 ditë pasi e paralajmëroi Edi Rama kur tha se SPAK po sekuestron dhe tendera që nuk kanë përfunduar procedurat. Më pas mësova që ishte Porto Romano. Unë mendoj që Edi Rama do të thirret si person në dijeni në SPAK, ose edhe si i pandehur, madje mund të ndodhë brenda 2026,” tha Lala.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plas sherri në zyrat e IKMT/ Dhunë mes zyrtarëve
Artikulli tjetër Plas grushti mes kolegësh, në Policinë Bashkiake të Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.