KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata pushon çështjen e dokumenteve të klasifikuara, ndaj ish-presidentit Trump
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Gjykata pushon çështjen e dokumenteve të klasifikuara, ndaj ish-presidentit Trump
BotaKryesorePolitike

Gjykata pushon çështjen e dokumenteve të klasifikuara, ndaj ish-presidentit Trump

Përditësimi i fundit: 15 Korrik, 2024 6:36 pm
115 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykatësja Aileen Cannon në Florida pushoi të hënën çështjen gjyqësore me akuza penale ndaj ish-presidentit Donald Trump për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara. Kjo është një tjetër fitore e rëndësishme ligjore për kandidatin republikan për president.

Gjykatësja Cannon, e cila u emërua në këtë detyrë nga ish-presidenti Trump gjatë mandatit të tij, vendosi se prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimin, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në këtë rol dhe se ai nuk e kishte autoritetin ligjor për të ngritur një padi të tillë.

Kjo është një arritje e rëndësishme ligjore për ish-presidentin Trump, që vjen pasi më 1 korrik Gjykata e Lartë vendosi se ish-presidenti gëzon imunitet nga hetimet për shumë nga veprimet e ndërmarra gjatë kohës që ishte në detyrë.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pas një tentative të dështuar në Pensilvani për vrasjen e ish-presidentit Trump, i cili pritet të marrë emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane gjatë konventës kombëtare që mbahet këtë javë në Miluoki.

Gjasat janë që prokurorët do ta apelojnë vendimin. Në çështje të mëparshme gjyqësore, gjykatat kanë vendosur në favor të autoritetit të Departamentit të Drejtësisë për të caktuar prokurorë të posaçëm për çështje hetimore me rëndësi politike.

Por vendimi i gjykatëses Cannon e vë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj padie, që ishte një sfidë serioze ligjore për ish-presidentin Trump. Prokurori Smith ka paraqitur padi ndaj ish-presidentit Trump edhe në gjykatën në Uashington, në lidhje me përpjekjet për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Sidoqoftë, avokatët e tij nuk kanë bërë një kërkesë të ngjashme për të sfiduar rolin e prokurorit edhe për këtë çështje.

Në padinë për dokumentet, ish-presidenti Trump akuzohej se pati marrë në rrugë të paligjshme dokumente me informacione sekrete të sigurisë kombëtare në pronën e tij në Mar-a-Lago, pasi ishte larguar nga detyra dhe se pengoi përpjekjet e qeverisë për t’i marrë këto materiale.

Dy persona të tjerë, ish-ndihmësi personal i ish-presidentit Trump, Walt Nauta dhe një administrator i Mar-a-Lagos, Carlos De Oliviera, gjithashtu ishin akuzuar për pengim të hetimeve.

Avokatët e ish-presidentit Trump kishin ngritur pikëpyetje rreth ligjshmërisë së vendimit të prokurorit të përgjithshëm Merrick Garland në vitin 2022 për të emëruar prokurorin Smith në krye të hetimeve ndaj ish-presidentit Trump. Avokatët argumentuan se emërimi i prokurorit shkelte Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, pasi nuk ishte një post i krijuar nga Kongresi dhe emërimi i tij nuk u konfirmua nga Senati.

“Ky vendim u kundërvihet precedentëve institucionalë të 20 viteve, vendimeve të dhëna për hetimin e prokurorit Mueller, si dhe në Uashington për vetë prokurorin Jack Smith”, tha Bradley Moss, jurist i specializuar për çështjet e sigurisë kombëtare. Ai shtoi se tashmë ngrihet gjithashtu mundësia që prokurori Smith të kërkojë heqjen e gjykatëses Cannon nga kjo çështje gjyqësore.

Zyra e prokurorit Smith nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. Juristët në zyrën e tij patën paraqitur argumenta të kundërta, duke u shprehur se ekziston një praktikë e hershme për caktimin e prokurorëve të posaçëm për të drejtuar hetimet për çështje delikate politike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Trump refuzon propozimin iranian! Tehrani kërcënon sërish

Zhvatja e 50 mln eurove/ ‘Der Standard’: Kriminelët vepronin në zemër të Tiranës

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë

SHBA kërkon një koalicion të ri ndërkombëtar për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Drejtësia” raporton në Kuvend
Artikulli tjetër Shaqiri e mbyll me Zvicrën, 14 vite të paharrueshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Champions/ Nuk ka fitues në gjysmëfinalen Atletico-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 30 Prill, 2026
Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 30 Prill, 2026
Trump: Bllokada ime detare do të sfidojë historinë dhe do ta shkatërrojë Iranin
Analize Bota Ekonomi Koment Politike Zhvillim 30 Prill, 2026
Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së
Aktuale Analize Bota Ekonomi HI-Tech 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.