KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hamasi në kolaps financiar për shkak të krizës së qeverisjes së Gazës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hamasi në kolaps financiar për shkak të krizës së qeverisjes së Gazës
AnalizeBotaFinancePolitike

Hamasi në kolaps financiar për shkak të krizës së qeverisjes së Gazës

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 12:53 pm
229 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Hamasi po përjeton krizën më të rëndë financiare në historinë e tij, me punonjësit qeveritarë në Rripin e Gazës që prej katër muajsh marrin vetëm 900 shekel në muaj (rreth 250 dollarë), raportoi të shtunën e përditshmja saudite Asharq Al-Awsat.

Vonesat dhe shkurtimet e vazhdueshme të pagave kanë thelluar më tej gjendjen e rënduar të jetesës në enklavën e kontrolluar nga Hamasi.

Sipas burimeve brenda organizatës, vështirësitë financiare kanë prekur jo vetëm pagesat për administratën civile, por edhe për pjesëtarët e krahut të armatosur, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, si dhe për institucionet e tjera të lidhura me grupin.

Financimi për ministritë dhe shërbimet sociale të kontrolluara nga Hamasi thuhet se është pezulluar për më shumë se katër muaj, çka ka sjellë kufizime serioze në ofrimin e shërbimeve publike.

Sipas raportit të Asharq Al-Awsat, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam – krahu ushtarak i Hamasit – nuk u kanë paguar luftëtarëve të tyre për rreth tre muaj dhe po përballen me mungesa serioze në furnizimet ushtarake.

Po ashtu, familjet e luftëtarëve të vrarë apo të plagosur nuk po marrin më ndihmën e zakonshme financiare, në një ndryshim të dukshëm nga praktikat e mëparshme gjatë luftës.

Në planin administrativ, qeverisja e Hamasit në Rripin e Gazës po përjeton një krizë të thellë udhëheqjeje.

Sipas burimeve të gazetës, grupi ka vështirësi të mëdha për të mbushur pozicionet kyçe për shkak të sulmeve të përsëritura nga Izraeli ndaj çdo individi që tenton të rivendosë ose të ndihmojë funksionimin e institucioneve të kontrolluara nga Hamasi.

Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave të shumta, struktura ushtarake komanduese e Hamasit raportohet se mbetet funksionale.

Operacionet e grupit, sidoqoftë, janë të kufizuara për shkak të presionit të vazhdueshëm nga ushtria izraelite, veçanërisht në pjesën veriore dhe jugore të Gazës.

Këto zhvillime vijnë pas një raportimi të muajit të kaluar nga Wall Street Journal, i cili, duke cituar burime të inteligjencës, tregonte se Hamasi ndodhej në prag të falimentimit për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga Izraeli dhe ndërprerjes së ndihmës humanitare ndihmë që është rikthyer vetëm së fundmi.

Sipas raportit, shumë nëpunës të administratës së Hamasit kanë ndalur së marrë paga, ndërsa edhe zyrtarët më të lartë të grupit panë të përgjysmoheshin rrogat e tyre gjatë muajit të Ramazanit.

Kjo krizë financiare e thellë po reflekton një paralizë të dukshme organizative brenda Hamasit, i cili përballet me sfida serioze si në terren ashtu edhe në aspektin e burimeve njerëzore.

Grupi thuhet se ka gjithnjë e më shumë vështirësi për të rekrutuar luftëtarë, për shkak të pamundësisë për t’i paguar ata.

Para shpërthimit të luftës, Hamasi merrte rreth 15 milionë dollarë në muaj nga Katari, i cili gjithashtu siguronte fonde për grupin në rajone të ndryshme si Afrika Perëndimore, Azia Jugore dhe Mbretëria e Bashkuar. Sipas zyrtarëve arabë dhe perëndimorë, fondet rezervë të Hamasit të vlerësuara rreth 500 milionë dollarë – mbahen kryesisht në Turqi.

Që prej fillimit të luftës, Izraeli ka vendosur kufizime të rrepta mbi qarkullimin e parasë së gatshme në Gaza. Sipas Wall Street Journal, burime palestineze pohuan se Hamasi ka konfiskuar afërsisht 180 milionë dollarë nga degët e bankave palestineze në enklavë.

Më herët, grupi siguronte të ardhura përmes doganave, taksave mbi tregtarët dhe operacioneve tregtare, duke përdorur fonde të huaja për të importuar mallra që më pas rishiteshin brenda Gazës.

 

Marrë nga Ynet News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si arriti Rusia, të ngrejë në Brazil rrjetin e spiunazhit me agjentët më elitarë
Artikulli tjetër Administrata Biden vonoi paralajmërimin e publikut për rrezikun e miokarditit nga vaksinat Covid-19

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.