KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Harris nuk do të fitojë! Ky do të jetë fundi i dominimit 30-vjeçar të klanit Clinton!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Harris nuk do të fitojë! Ky do të jetë fundi i dominimit 30-vjeçar të klanit Clinton!
BotaKryesoreOpinionPolitike

Harris nuk do të fitojë! Ky do të jetë fundi i dominimit 30-vjeçar të klanit Clinton!

Përditësimi i fundit: 31 Korrik, 2024 8:07 am
108 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Nga Loretta Napoleoni

Do të jetë Kamala Harris, ajo që do t’i japë fund dinastisë politike të themeluar nga familja Clinton, që e ka menaxhuar presidencën e Partisë Demokratike për 30 vite me radhë, dhe kjo do të ndodhë për një arsye të thjeshtë: ajo nuk do t’i fitojë dot zgjedhjet në nëntor.

Zëvendësja e presidentit Joe Biden, është njëherazi pasardhësja e fundit e sektit neoliberal të Partisë Demokratike, rrethit magjik të Clinton-ëve i përbërë nga politikanë, burokratë dhe këshilltarë. Siç pranoi kohët e fundit edhe analisti i njohur amerikan Jeffrey Sachs, pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, ky grupim përqafoi me entuziazëm dhe vendosmëri axhendën neo- imperialiste të neo-konservatorëve si George Bush dhe Dick Cheney.

Pra ripërtëritja e supremacisë amerikane në botë, duke përdorur nëse është e nevojshme edhe luftërat. Më shumë sesa tetëdhjetëvjeçari Joe Biden apo atletiku Obama, Kamala Harris, e cila në 4 vitet e fundit ka qëndruar gjithmonë në hijen e presidentit, dhe ka folur shumë pak në publik, është një pjesë integrale e tapicerisë Clintoniane, që ishte sfondi i korridoreve amerikane të pushtetit që pas rënies së Murit të Berlinit.

Tejet besnike ndaj çiftit Clinton, që e promovoi atë së bashku me Nancy Pelosin, Kamala e sheh botën përmes thjerrëzës së globalizimit të Bill-it, dhe Amerikën përmes thjerrëzës zmadhuese të zhvendosjes drastike të vendeve të punës nga SHBA-ja në vendet me krah më të lirë pune, e promovuar nga administrata e tij gjatë 8 viteve të presidencës.

Dhe kini parasysh diçka:Një Amerikë në thelb kapitaliste, elitiste dhe të bardhë. Një komb, ku si pasojë e kësaj qasjeje, pabarazitë kanë marrë përmasat e frikshme të Botës së Tretë. Kjo e sotmja është një Amerikë e ndryshme nga ajo e viteve 1980, e reduktuar në një teatër për të pasurit dhe super të pasurit, dhe e menaxhuar nga klani Clinton.

Përfshirja e personazheve si Kamala Harris dhe Barack Obama në këtë skenar, shërbeu për të mjegulluar idetë dhe për të fshehur objektivin e vërtetë të politikës amerikane: supremacinë e kapitalit amerikan në botë. Në këtë Amerikë, 1 për qind e popullsisë ka marrë shumicën e pasurisë e krijuar nga globalizimi dhe zhvendosja e bizneseve.

Industria e armëve dhe luftërat, janë kthyer në qendër të politikës falë përhapjes së konflikteve të promovuara nga Shtëpia e Bardhë. Klasa punëtore i ka humbur vendet e punës dhe është përhumbur në krizën e opioideve të forta. Po ashtu, shtresa e mesme është zhytur në varfëri , dhuna racore ka lulëzuar sërish, dhe burgjet janë mbushën me të burgosur kryesisht me ngjyrë.

Ironikisht, në vitin 2020 Kamala Harris ra pre e një vale racizmi, që e përjashtoi atë nga gara për në Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, përgjegjëse ishte një tjetër kandidate jo e bardhë dhe grua, Tulsi Gabbard nga Hawaii, e cila kundërshtoi në debate publike reputacionin profesional “të patëmetë” të Harris kur kjo e fundit ishte prokurore e Kalifornisë.

Kështu u përmendën 1500 njerëzit e burgosur për pirjen e marihuanës (Harisi qeshi me të madhe kur u pyet në TV, nëse vetë kishte pirë ndonjëherë kanabis); përgjegjësia për fshehjen e provave të pafajësisë së një të dënuari me vdekje, që u bënë publike vetëm pasi gjykata e detyroi ta bënte këtë; shtyrjen e lirimit të të burgosurve, shumë prej të cilëve janë me ngjyrë, përtej afateve të përcaktuara nga dënimet e tyre, në mënyrë që të vazhdojnë të shfrytëzohen si punëtorë me paga shumë të ulëta nga shteti i Kalifornisë.

Po ashtu, Kamala akuzohet për ruajtjen e sistemit të lirisë me kusht në këmbë të pagesës me para në dorë, gjë që penalizon të varfrit, gjithashtu kryesisht me ngjyrë, krahasuar me të pasurit. Kamala Harris nuk do t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit, sepse siç vuri në dukje Gabbard (e cila nuk është më pjesë e Partisë Demokratike), ajo i përket një sistemi të vjetër, të korruptuar dhe të vjetruar , i një dekori tashmë të shkatërruar dhe të dalë boje.

Që nga fillimi i viteve 1990, klani Clinton ka qenë prapa të gjitha presidencave demokrate, duke përfshirë atë të problematikut Joe Biden, deri tek ai i një kukulle si Kamala Harris. Ja cilat është përgjigjja ndaj pyetjes që ngre shumëkush ”Kush e sundoi Amerikën gjatë 4 viteve të fundit?”.

Miliardat e Hollivudit dhe ato të Sorosit, nuk do të mjaftojnë për të fshehur këtë realitet, dhe as për të siguruar vazhdimin e rrënimit të demokracisë së vërtetë me kalimin e kohës. Aq më pak, ato do të bindin elektoratin të votojë për një kandidat luftarak dhe elitar:Kutia e Pandorës është thyer.

Amerikanët i kanë kuptuar këto gjëra prej kohësh, ndërsa evropianët dhe pjesa tjetër e botës janë shumë të ngadaltë në këtë aspekt. Prandaj, po i vjen fundi botës së viteve ‘90, asaj që lindi ekonominë mashtruese (globalizmin). Dhe më në fund ka ardhur koha për këtë!

Ne nuk e dimë se çfarë na pret pas qoshes. Ndoshta situata do të bëhet edhe më e keqe? Askush nuk mund ta thotë me siguri. Por një gjë është e sigurt: frytet e liga të garës gjeografike të kapitalit drejt kostove gjithnjë e më të ulëta të punës, dhe ato të rindërtimit të hegjemonisë amerikane në botë, kanë filluar që ta gërryejnë vetë SHBA-në.

Donald Trump e ka kuptuar prej kohësh këtë të vërtetë, dhe e përdori për t’u zgjedhur president në vitin 2016,. Në fjalimin e tij inaugurues të janarit 2017, ai foli në mënyrë specifike për fundin e denigrimit të klasës punëtore amerikane.

Në rast se zgjidhet, Kamala Harris do të bëjë atë që bëri plaku Biden:do të promovojë kombinimin e ekonomisë mashtruese dhe politikës së jashtme imperialiste. Ose të paktën kjo është ajo që pretendon Gabbard. Dhe mbarë bota do të paguajë pasojat e kësaj qasjeje.

Gabimet e saj në politikën e jashtme, do t’i shtohen shpërbërjes së Libisë, tolerancës ndaj talebanëve, luftës civile në Siri dhe braktisjes së popullsisë civile (administrata Obama), largimit kaotik nga Afganistani dhe tragjedinë e popullatës civile të braktisur në mëshirë të talebanëve, luftës në Ukrainë dhe për mbështetjen ndaj Izraelin në pushtimin dhe masakrimin e banorëve të Gazës (administrata Biden).

Pra një kasaphanë e vërtetë, e projektuar fillimisht nga luftë-nxitësi Dick Cheney në Irak, dhe që më pas u shndërrua në një rrjet shtigjesh nga Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton. dhe ndjekësit e saj. A nuk na i kujton edhe media e regjimit këto gjëra, që ndoshta as që i di? Shtypi i regjimit, lavdëron kukullat amerikane dhe fytyrat e famshme që veprojnë me to, dhe nuk e kupton se është e dukshme gjurma e gjakut që lënë pas në çdo hap. Vlerësimi për Kamala Harris dhe ai i karrierës së Joe Biden që po mbush programet televizive dhe gazetat, është një farsë gjigante.

Ka ardhur koha të hapim sytë dhe të ndalim mbështetjen e kandidatëve presidencialë, vetëm sepse janë gra, burra jo të bardhë apo kundërshtarë të Donald Trump. Barazia e vërtetë, siç edhe demokracia e vërtetë, është e verbër dhe nuk dallon gjininë. Ajo bazohet në fakte, dhe sot ato na tregojnë se SHBA-ja ishte më paqësore, më e lirë, më demokratike – dhe pabarazitë ishin më të ulëtat në historinë moderne – në fundin e viteve 1980 se sa sot.

Marrë nga Il Fatto Quotidiano

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Na duhet një Gjykatë Speciale për Shqipërinë, në Hagë!
Artikulli tjetër Lufta i ka kushtuar Ukrainës 124 milionë euro, në ditë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.