KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Human Rights Watch: “Ballkani nuk është magazinë për emigrantët”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Human Rights Watch: “Ballkani nuk është magazinë për emigrantët”
KryesoreOpinionPolitikeRajoni

Human Rights Watch: “Ballkani nuk është magazinë për emigrantët”

Përditësimi i fundit: 27 Maj, 2025 11:14 am
242 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch (HRW) ka kritikuar planet e Mbretërisë së Bashkuar (MB) dhe Bashkimit Evropian (BE) për të përdorur vendet e Ballkanit si pika tranziti për kthimin e emigrantëve.

Sipas HRW, qeveria britanike ka marrë në konsideratë shtete si Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Shqipëria për ngritjen e qendrave të kthimit, ku do të dërgohen para riatdhesimit azilkërkues nga vende të treta kërkesat e të cilëve janë refuzuar.

Ky plan, sipas organizatës, sjell në mendje rastin e kampit të Gjadrit në Shqipëri, që fillimisht ishte menduar si strehë për emigrantët e paligjshëm të ndalur në Mesdhe, por më pas u shndërrua në qendër për riatdhesimin e të dëbuarve pa dokumente.

“Në vend që Ballkani të trajtohet si magazinë për emigrantët, BE dhe MB mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kornizave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve,” tha HRW në një deklaratë të hënën.

Megjithëse Shqipëria është përmendur si “kandidate e mundshme për ofertën britanike”, më 15 maj, në një konferencë me homologun britanik Keir Starmer në Tiranë, kryeministri Edi Rama, e përjashtoi këtë mundësi duke theksuar:

“Marrëveshja me Italinë është e vetme, e ndërtuar mbi një raport të veçantë realiteti gjeografik dhe nuk mund të shërbejë si model për të tjerët.”

Ndërkohë, është raportuar se Kosova mund të jetë një opsion që po shqyrtohet nga MB. Presidentja, Vjosa Osmani, është shprehur e hapur për bisedime. Kujtojmë se në vitin 2021, Kosova nënshkroi një marrëveshje me Danimarkën për të pranuar 300 të burgosur të huaj, por ajo ende nuk është vënë në zbatim.

HRW paralajmëron se ndalimi i zgjatur i emigrantëve pa mbrojtje të përshtatshme i ekspozon ata ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut.

“Ky është një rrezik i madh për të drejtat e emigrantëve,” tha Hugh Williamson, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW.

Komisioni Evropian gjithashtu ka propozuar ngritjen e qendrave të kthimit në vende jashtë BE-së, të cilat do të pranonin emigrantët të cilëve u është refuzuar qëndrimi, duke i dërguar në vende “të sigurta” për shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.

Në prill 2025, përfaqësues të HRW kaluan dy javë në Bosnje duke shqyrtuar kushtet në qendrat e pritjes. Ndërsa autoritetet lokale deklaruan se kushtet ishin të mira, organizata e ndihmës juridike “Vaša Prava” raportoi ankesa për kufizime të rënda mbi aktivitetet dhe kohën jashtë.

Shkeljet e të drejtave të njeriut në kampet e Ballkanit janë një problem i përsëritur. Amnesty International ka reaguar shpesh kundër shkeljeve në kampin e Gjadrit në Shqipëri, duke e quajtur atë një “eksperiment mizor” dhe “një njollë për qeverinë italiane”.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie
Artikulli tjetër Auron Tare pas emërimit të të vëllait tek Milan: “Na i kurseni urimet hipokrite”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.