KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës

Përditësimi i fundit: 10 Shtator, 2026 10:03 am
59 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Përveç grupit mafioz izraelito-ukrainas të armatimeve e makinave ushtarake për Shqipërinë, të drejtuar nga Ron Yeffet, kryeministri Edi Rama ka krijuar dhe një grup arab me disa sektorë monopol në ekonomi e shërbimet shtetërore, të drejtuar nga jordanezi Wasim Said Mohd Al Mraqtan, me qendër në Emiratet Arabe.

Me Vendim nr. 657, datë 2 shtator 2026, kryeministri Edi Rama ka futur shoqërinë “O&S Security and Solutions” nëpërmjet “ALBTraceCo”, si monopol në prodhimin, magazinimin, ruajtjen, serverët dhe teknologjitë e pasaportave e kartave biometrike të shtetasve shqiptarë.

Deri më 2 shtator, gjithë procesin e këtij shërbimi specifik të sigurisë kombëtare e ka pasur kompetencë shoqëria “IdentiTek Sh.A.” në vartësi të Ministrisë së Brendshme, ndërsa tani është tjetërsuar në strukturë “kukull”.

Sepse me pazar dhe vendim të qeverisë, shoqëria “ALBTraceCo”, ku 49% aksione i ka arabi Wasim Said Mohd Al Mraqtan, është caktuar të krijojë kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës dhe teknologjive të sigurisë së lartë për prodhimin e dokumentave biometrike.

Me vendim qeverie, kryeministri Edi Rama i ka dhënë shtetasit arab kompetencat për menaxhimin, sigurimin dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive të shtetasve shqiptarë, si identitetin dhe të dhënat biometrike, dokumentet fizike biometrike boshe.

I ka dhënë kompetencat për zhvillimin, integrimin dhe administrimin e platformave dhe sistemeve kritike shtetërore, shërbimet shtesë në funksion të prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike.

Tashmë, arabi ka në dorë projektimin, zhvillimin, implementimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike sekrete, që lidhen me identitetin biometrik, identitetin dixhital, identifikimin elektronik, autentifikimin, gjurmueshmërinë, verifikimin elektronik, si dhe çdo shërbim tjetër teknologjik apo të integruar që lidhet me dokumentet biometrike.

Sipas raportit të Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, nuk është dhënë certifikatë sigurie për shtetasin arab Wasim Said Mohd Al Mraqtan, pasi ka çështje “problematike” në disa shtete aziatike, por dhe as për ortakun zvicerian Philippe Amon te shoqëria “ALBTraceCo”.

Ndërsa në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i dha monopolin e gjithë procesit të teknologjisë, lëndës së parë me element sigurie, prodhimit, serverimit, magazinimit dhe shpërndarjes së pasaportave e kartave biometrike.

Por arabit Wasim Said Mohd Al Mraqtan dhe zvicerianit Philippe Amon, që nuk u jepen certifikata sigurie, Edi Rama, me Vendim nr. 182, datë 20 mars 2025, u ka dhënë dhe monopolin e pullave fiskale.

Më datë 10 korrik 2025, u ka dhënë monopolin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së kultivimit, përpunimit e tregtimit të kanabisit mjekësor.

Me Vendim nr. 609, datë 30 korrik 2026, u ka dhënë monopolin e kontrollit të importimit, transportit, depozitimit, hedhjes në treg për konsum, mbikëqyrjen dhe ngjyrosjen e karburanteve.

Skandal është fakti që propozimin për dhënien e kontrollit të sistemit të dokumentave biometrike e ka bërë Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, drejtuesi i dikasterit që merret me luftën kundër krimit, sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nga bektashinjtë te Manastiri i Deçanit: a po testohet në Ballkan një model i ri i entiteteve fetaro-territoriale?
Artikulli tjetër Iluzioni se milionerët e botës mezi po presin të shpërngulen në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.