KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Intensifikohen protestat kundër qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Intensifikohen protestat kundër qeverisë
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Intensifikohen protestat kundër qeverisë

Përditësimi i fundit: 22 Dhjetor, 2025 10:40 am
170 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qytetarë dhe aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” protestuan të shtunën përpara Kryeministrisë. Në një organizim më të shumtë në numër se 11 ditët e shkuara të protestës së tyre, ata kërkuan edhe njëherë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se për shkak të korrupsionit, “ai ka prekur fundin”.

Protesta u shoqërua me përplasje të përsëritura me policinë. Forcat e rendit u përpoqën të largojnë një gjenerator që shërbente për foninë, duke shkaktuar tension mes palëve.

Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes, e cilësoi tubimin protestë kombëtare. Ai ftoi qytetarët të bashkoheshin, gati dy javë pas nisjes së protestave të vazhdueshme të një grupi të lëvizjes përpara Kryeministrisë.

Lapaj i bëri thirrje Kryeministrit Rama të dorëhiqet. Ai deklaroi se nuk trembet nga procedimet penale dhe akuzoi qeverinë për represion ndaj protestës.

“Pasi na hoqi çadrat, pasi na vodhi gjeneratorin, pasi na hoqi ku ca të tjerë protestonin, sot [policia] kërkon të na heqë zërin. Zërin nuk e heq dot!” theksoi Lapaj, mes thirrjeve kundër qeverisë.

Avokatja dhe përfaqësuesja e “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi tentoi disa herë t’i tregonte forcave të rendit, fletë-njoftimin për protestën, që sipas saj, ishte firmosur nga drejtuesit e policisë.

Gjeneratori u sekuestrua gjithsesi në fund të protestës, kur aktivistët me anë të një rimorkioje po e largonin. Policia shoqëroi gjithashtu katër aktivistë.

Citizens ka analizuar edhe më parë ndërhyrjet policore gjatë 12 ditëve të protestës që po mban lëvizja, ndërhyje të cilat sipas ekspertëve ligjorë është konsideruar cenim i së drejtës qytetare të tubimit, që është e garantuar me kushtetutë.

Gjatë tubimit, protestuesit sollën në vëmendje probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Flamur Balaj, një qytetar më aftësi të kufizuar, tregoi se si, sipas tij, qeveria nuk ka kryer asnjë rritje pensioni apo përkrahjeje për këtë kategori.

Të njëjtën eksperiencë ndau edhe Greta Ambeli, e cila tha se vëllai i saj, me aftësi të kufizuar merrte vetëm 8 mijë lekë dhe prindërit e saj ndër vite kërkonin ndërhyrjen e ndonjë ministri, duke qenë se spitalet nuk mundësonin zgjidhje.

“Ne jemi këtu për të gjithë ata të rinj, të cilët nuk ia dalin të krijojnë një familje në këtë vend, sepse lekët e krimit kanë rritur çmimet e apartamenteve,” nënvizoi gjatë fjalës së tij Elton Laska nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Ndërsa vetë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, e mbajti theksin te dorëheqja e Kryeministrit, si një domosdoshmëri për të cilën nuk ka më kohë.

“Ju keni marrë mjerimin e rrogave të parritura, varfërinë e spitaleve dhe ilaçeve, rrugët e shkatërruara që marrin mbi 350 vjet. Kjo është republika e ‘Ed Banditit’ që do të na mbyllë gojën!” u shpreh Lapaj.

Protestuesit përgëzuan punën e drejtësisë, duke shprehur mbështetjen ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme.

Në mbyllje të protestës, ata ironizuan me koret: “Edi Rama nuk e kap dot SPAK-un”.

Qëndresa para Kryeministrisë nga lëvizja “Shqipëria Bëhetë” do të vijojë. Ajo është pjesë e një sërë organizimesh nga grupet opozitare, të cilat kanë shtuar zërat kundër qeverisë ditëve të fundit.

Zhvillimet kanë ndodhur kryesisht pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me synimin për ta arrestuar nën dyshimin se po pengon dhe dëmton hetimet për korrupsion.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kleringu kërcënon ndërtimin
Artikulli tjetër Shqiptarët paguajnë shuma kolosale për deputetët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.