KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
AnalizeBotaOpinionPolitike

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

Përditësimi i fundit: 20 Qershor, 2025 10:18 am
211 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në Gjenevë takohen të premten (20.06.) ministrat e Jashtëm të të ashtuquajturit “E3” – Gjermania,  Franca  dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët diskutojnë të ardhmen e programit bërthamor iranian me homologun e tyre iranian, Abbas Araghchi. Pritet që të marrë pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul foli në programin gjerman të ARD-së rreth kërcënimit që paraqet Irani,  i cili prek jo vetëm Izraelin,  por “edhe ne”. Ndërsa Irani kohët e fundit e ka ngadalësuar programin e tij bërthamor, pasurimi “padyshim ka vazhduar” dhe është “shumë mbi nivelet civile”. Pra, çfarë roli ndërmjetësues mund të luajë Gjermania dhe çfarë pritjesh kanë ministrat e E3 në Gjenevë?

Röttgen: “Ndryshim i vërtetë” në politikën e Lindjes së Mesme

Norbert Röttgen, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, i cili shpesh e kishte kritikuar qeverinë e koalicionit të mëparshëm gjerman për politikën e saj të paqëndrueshme ndaj Iranit, e sheh tani Gjermaninë në një “pozicion të qartë”. Kancelari Merz ka “marrë drejtimin” dhe e ka bërë të qartë se rreziku buron nga Irani, pasi ky vend po përpiqet të bëhet një fuqi bërthamore.

Kjo është një pikë thelbësore dhe “ndryshim i vërtetë nga politika e mëparshme në Lindjen e Mesme”, tha Röttgen. Por nëse do të ketë edhe një ndryshim të vërtetë në në negociata në Gjenevë mbetet e paqartë.

Po pse të vazhdojnë negociatat kur diplomacia nuk ka qenë në gjendje ta ndalojë programin bërthamor të Iranit në të kaluarën? “Ne duhet të provojmë se jemi ende të aftë të zgjidhim konfliktet në këtë botë në mënyrë diplomatike”, thotë zëdhënësi i politikës së jashtme të SPD-së, Adis Ahmetoviç. Regjimi iranian duhet të rikthehet në tryezën e negociatave. Gjermania gëzon besim të madh në Lindjen e Mesme, edhe për shkak të rolit të saj në negociatat për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, sipas Ahmetoviç.

Gjermania luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhjetë vjet më parë. Përveç vendeve të E3, pjesë e grupit negociator në atë kohë ishin gjithashtu SHBA-të, Rusia dhe Kina.

Trump do “kapitullim pa kushte”

Politikani i Partisë së Gjelbër dhe Zvendëspresidenti i Bundestagut, Omid Nouripour, tha për programin e mëngjesit të ARD, se i konsideron përpjekjet diplomatike “shumë të mira dhe të rëndësishme”. Ai beson se ky mund të jetë shansi i fundit “për të parandaluar shpërthimin e madh”. Ai vetë erdhi në Gjermani me familjen e tij nga Irani në moshën 13 vjeç.

Po ndërsa evropianët duan të flasin për programin bërthamor të Iranit që të përdoret vetëm për qëllime civile, Presidenti i SHBA-së Trump foli së fundmi për “kapitullim pa kushte”. Irani duhet ta braktisë plotësisht programin e tij bërthamor. “Ka shumë pasiguri tek kjo pikë”, thotë Nouripour. “Pra, pyetja është nëse evropianët do të negociojnë në një mënyrë që i kënaq amerikanët.”

Edhe pse diplomacia evropiane ka hasur shpesh në limitet e saj në të kaluarën, eksperti i politikës së jashtme Röttgen megjithatë i sheh bisedimet në Gjenevë si një mundësi, pasi situata e Iranit tani është e ndryshme dhe ekzistenca e regjimit të mullahëve është e kërcënuar. Ndoshta braktisja e programit bërthamor është aktualisht “e keqja më e vogël”, thotë Röttgen. “Regjimit duhet t’i jepet mundësia. Është mirë që evropianët ia ofrojnë atë.”

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Eksperti i sigurisë: Qëllimi i politikës së Trumpit është që Irani të bëjë lëshime
Artikulli tjetër Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.