KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2025 9:00 am
252 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një nga burgjet dhe kampet më famëkeqe të diktarurës, Spaçi, është rikthyer në vëmendje gjatë ditëve të fundit.

Fotot dhe videot e publikuara tregonin se godinat ku kanë vuajtur mijëra të burgosur për qëllime politike, ku janë torturuar dhe punuar në minierat vdekjeprurëse në zonë, po lyheshin dhe suvatoheshin.

Projektet dështake të institucioneve shtetërore po tentonin që të mbulonin një nga plagët më të rënda të shoqërisë sonë.

Me të drejtë, pati reagime të forta, ku aktorët më kryesorë janë padyshim ata që kanë vuajtur në atë kamp dhe burg. Ata dëshmuan se, lyerja dhe “makijazhi” nuk i fsheh dot torturat që kanë ndodhur brenda atyre mureve.

Zymtësia e godinave sjell fare mirë atë që kanë vuajtur të dënuarit dhe të internuarit. Por kush e bëri restaurimin?! Cili institucion apo firmë urdhëroi dhe kreu punime të kota në ato godina?!

Në muajin prill 2024, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore finalizoi tenderin për Burgun e Spaçit.

Sipas dokumenteve që disponon ekskluzivisht VoxNews, firma fituese që ka bërë ato punime quhet “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” sh.p.k, me pronar Benard Martini, i cili ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate në vitin 2021.

Në dokumente shkruhet se bëhet fjalë për tenderin me objekt “ndërhyrje konservuese-restauruese në Burgun e Spaçit”. Fondi i akorduar ka qenë 12.792.136 lekë, ose rreth 130 mijë euro. Fituesi është shpallur në fillim të muajin prill 2024.

Lidhja e kontratës u bë në mes të muajit prill, ndërsa firma kishte disa javë kohë që të kryente punimet.

Ndërhyrja në një objekt të rëndësishëm, që tregon kohën që ka kaluar Shqipëria, duhet të ishte bërë nga një firmë e licensuar për ndërhyrje në të tilla vepra.

Madje, duheshin bërë projekte dhe analiza të mirëfillta, me qëllim që objektit mos t’i humbte identiteti.

Por, faktet tregojnë se firma që ka bërë ato punime ka qenë e lidhur me pushtetin, me parti politike dhe pa përvojë.

Pronari i kompanisë “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE”, quhet Benard Martini, i cili ka pasur një firmë për skela. Ai ka kandiduar për PSD-në në vitin 2021, ndërkohë që ka deklaruar se ka qenë i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Normalisht kompania ka fituar tenderin dhe ka vijuar punimet për të zbatuar edhe afatet. Por, shumë e dyshimtë mbetet vendimmarrja e këtij Instituti, i cili i beson një godinë të tillë historike një firme të panjohur, pa të kaluar në restaurim dhe për më tepër, pronari ka qenë i proceduar.

Vetë Martini ka deklaruar para KQZ-së se ka pasur dosje në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2016. Dosja e parë ka qenë për shkatërrim prone”.

Dosja e dytë, në vitin 2015 po në Prokurorinë e Tiranës për “ndërtim të paligjshëm”.

Dhe dosja e tretë, në vitin 2009, për “vjedhje”.

Nuk e dimë nëse dënimet e mëparshme të Martini kanë qenë kriter për fitimin e tenderit, aq më tepër në një ish-burg.

Por, ajo që është shumë e dyshimtë mbetet cilësia e punimeve dhe kryerja e tyre për të “fshirë” një pjesë të historisë së mijëra shqiptarëve që kanë humbur jetën dhe janë torturuar në Spaç.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Robert F Kennedy Jr shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit
Artikulli tjetër Universite për të moshuarit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.