KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jep dorëheqjen gazetarja pas intervistës me Biden
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Jep dorëheqjen gazetarja pas intervistës me Biden
BotaPolitike

Jep dorëheqjen gazetarja pas intervistës me Biden

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2024 9:21 pm
183 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

jë drejtuese emisionesh në radio që intervistoi presidentin Joe Biden në 3 korrik dha dorëheqjen pasi i drejtoi atij pyetjet e dhëna nga ekipi elektoral i presidentit.

Andrea Lawful-Sanders, e cila drejtonte emisionin “The Source” në stacionin lokal të radios WURD, i drejtoi presidentit Biden katër pyetje gjatë intervistës së parë pas debatit presidencial të muajit të kaluar.

Kanali WURD, i vetmi kanal radiofonik në Pensilvani që është në pronësi afrikano-amerikane, tha se për intervistën ishte negociuar pa dijeninë e drejtuesve të kanalit dhe pa u konsultuar me ta.

Nëpërmjet një deklarate, presidentja e kanalit WURD, Sara M. Lomax tha se dërgimi i pyetjeve nga ekipi elektoral “shkel praktikën tonë të ruajtjes së pavarësisë mediatike”. Deklarata thotë se zonja Lawful-Sanders ka rënë dakord të largohet nga kanali WURD.

“Si i vetmi kanal i pavarur radiofonik në Pensilvani, në pronësi afrikano-amerikane, Radioja WURD ka punuar për të fituar besimin e audiencës gjatë historisë sonë 20-vjeçare. Kjo është diçka që e marrim shumë seriozisht”, u shpreh zonja Lomax në faqen e internetit. “Rënia dakord për disa pyetje të paracaktuara e rrezikon këtë besim dhe kjo nuk është një praktikë e Radios WURD”.

E pyetur nga mediat amerikane, zonja Lawful-Sanders tha se ekipi elektoral i presidentit i dërgoi asaj tetë pyetje, katër prej të cilave ajo i përdori gjatë intervistës.

Një tjetër drejtues emisionesh në radio, i cili gjithashtu intervistoi presidentin Biden në Miluoki, tha se edhe atij i ishin dhënë pyetje përpara intervistës dhe se për këtë arsye nuk mundi të pyeste rreth të gjitha gjërave që kishte dëshirë.

Një zëdhënës i fushatës elektorale u citua nga mediat të ketë thënë se nuk është “e pazakontë” ndarja e tematikave për të cilat do të dëshironin të flitej dhe se zonja Lawful-Sanders kishte qenë e lirë të bënte pyetje të tjera.

“Nuk i kushtëzojmë intervistat me pranimin e këtyre pyetjeve dhe drejtuesit e emisioneve janë gjithnjë të lirë të bëjnë pyetjet që ata mendojnë se do t’i informojnë më mirë dëgjuesit e tyre”, tha zëdhënësi i fushatës.

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi një person me njohuri për mënyrën se si ekipi elektoral i presidentit Biden vepron për intervistat, të ketë thënë se ekipi po planifikon ta ndalë praktikën e ofrimit paraprakisht të pyetjeve për intervistuesit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet në Himarë. Partitë afat deri më 15 korrik që të regjistrohen
Artikulli tjetër Aksi Thumanë-Kashar, Ministria e Infrastrukturës: Kalimi do të jetë 2.1 euro, pa TVSH

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.