KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KE-ja konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > KE-ja konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
AktualeAnalizeEkonomiKryesorePolitikeRajoni

KE-ja konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 3:26 pm
91 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur nga Komisioni Evropian.

Gjatë debatit që është zhvilluar për Raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, konfirmoi heqjen e masave financiare.

“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian e ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, u shpreh ai.

Gjatë diskutimit në Parlamentin Evropian është shprehur keqardhje për vitin e humbur në Kosovë për shkak të ngërçit politik me të cilin u përball vendi gjatë gjithë vitit 2025.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se paraliza politike në të cilin ishte Kosova kishte pasoja edhe në procesin reformues.

“Është për të ardhur keq që pasiguria dhe ngërçi politik kanë ngadalësuar ndjeshëm reformat e nevojshme që Bashkimi Evropian pret nga aplikantët, të cilat janë gjithashtu qartësisht jetike për vetë vendin. Ka qartësisht fusha në të cilat Kosova ka bërë regres të ndjeshëm gjatë vitit të kaluar”, tha raportuesi Terras.

Heqja e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës është mirëpritur nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

Përmes një reagimi në Facebook, GLSP tha se heqja e masave ofron “optimizëm të ri” për rrugën drejt BE-së.

“Ky momentum paraqet një hap të rëndësishëm në ndaljen e ndikimit negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”, tha ky grup.

Pse ishin vendosur masat ndëshkuese ndaj Kosovës?

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023. Masat kishin të bënin me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.

Atëbotë pati edhe përplasje mes protestuesve serbë me forcat e sigurisë, përfshirë me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian është përmendur edhe marrëveshja për zbatimin e Ligjit për të huajt.

“Fundjavën e kaluar në Prishtinë, falë lehtësimit të BE-së, u gjet një rrugë përpara për zbatimin e Ligjit për të huajt në Kosovë. Ne i mirëpresim hapat e ndërmarrë nga Kosova në lidhje me ruajtjen e sundimit të ligjit. Kjo do t’u mundësojë serbëve të Kosovës të vazhdojnë të banojnë, studiojnë dhe punojnë në Kosovë ligjërisht, sipas ligjit të Kosovës”, deklaroi Anne Kempainen nga Shërbimi i Jashtëm Evropian.

Sipas përfaqësuesve evropianë, kjo marrëveshje është edhe një dëshmi se dialogu sjell rezultate.

Më 14 mars, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.

Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.

Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.

Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.

Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli pretendon se e ka vrarë shefin iranian të sigurisë, Ali Larijani
Artikulli tjetër Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.