Dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, kanë kundërshtuar idenë e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë nën kontroll Gazën.
“Popullsia civile e Gazës nuk duhet të dëbohet dhe Gaza nuk duhet të pushtohet ose ripopullohet përgjithmonë. Është e qartë se Gaza, ashtu si Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor, i përket palestinezëve. Ato përbëjnë bazën për një shtet të ardhshëm palestinez”, ka deklaruar Baerbock.
Edhe Franca ka hedhur poshtë të mërkurën komentet e presidentit Trump, duke thënë se kjo do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe do të destabilizonte rajonin.
“Franca përsërit kundërshtimin e saj ndaj çdo zhvendosjeje të detyruar të popullsisë palestineze të Gazës, e cila do të përbënte një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, një sulm ndaj aspiratave legjitime të palestinezëve, por gjithashtu një pengesë e madhe për zgjidhjen me dy shtete dhe një faktor i madh destabilizues për partnerët tanë të ngushtë, Egjiptin dhe Jordaninë”, është deklarata zyrtare e ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.
Idenë e Trump e kanë kundërshtuar edhe Kina me Turqinë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaruar në konferencën e përbashkët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, se palestinezët e Gazës nuk kanë alternativë tjetër veçse të zhvendosen në shtetet fqinje, Egjipt dhe Jordani.
Sipas tij, ideja është që vendi i shkatërruar nga lufta të pastrohet, të rindërtohet dhe të shndërrohet në një “rivierë” të Lindjes së Mesme.
Marrë nga BBC