Kërkesa e Kosovës për status të mysafirit, është tërhequr nga agjenda e Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Kërkesa e Kosovës ishte paraparë të shqyrtohej në agjendën e takimit të sotëm, por u tërhoq në nisje të seancës.
Anëtarët e delegacionit të mysafirit special mund të ulën në Asamblenë Parlamentare, por nuk kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të mbajnë fjalim me leje të presidentit të Asamblesë.
Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Anëtarësimi eventual në këtë organizatë do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit.
Marrë nga Telegrafi.com