KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën
AktualeAnalizeBotaFokusPolitike

Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2025 5:49 pm
137 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë në mbrojtje të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën.  Trembëdhjetë nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila, ndër të tjera, bën thirrje për një forcë trupash ndërkombëtare për të stabilizuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit.  Projektrezoluta përmend gjithashtu një shtet të mundshëm palestinez në të ardhmen. Hamasi e ka hedhur poshtë miratimin e rezolutës në KS.

Projektrezoluta u paraqit nga SHBA-të dhe disa shtete të tjera, përfshirë ndërmjetësuesit në Gaza, Katarin dhe Egjiptin. Rusia dhe Kina abstenuan nga votimi. Para votimit dukej sikur rezoluta mund të dështonte. Rusia madje paraqiti edhe një projektrezolutë të saj, e cila, nuk u vu në votim. Prandaj miratimi i rezolutës është një sukses për KS, që ka demonstruar vazhdimisht përçarje të thella mbi këtë vitet e fundit.

Ende pika mosmarrëveshjeje

Rezoluta “mbështet” planin e paqes të Trump, i cili çoi në një armëpushim ende të brishtë midis Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas më 10 tetor. Ky plan përfshin, ndër të tjera, çarmatimin e Hamasit, një qeveri kalimtare të përbërë nga ekspertë palestinezë apolitikë dhe formimin e një këshilli paqeje. Megjithatë, mbeten shumë pika mosmarrëveshjeje – duke përfshirë si çarmatimin e organizatës të Hamasit të kategorizuar si terroriste nga SHBA, Gjermania e vende të tjera, tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga territori dhe të ardhmen e Rripit të Gazës. Përpara miratimit të rezolutës, kishte pasur kritika nga Izraeli sepse ajo i referohej “një rruge të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”.

Trump flet për progres historik

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që i dha siguri planit të tij. “Kjo do të hyjë në histori si një nga miratimet më të mëdha në historinë e Kombeve të Bashkuara, që çon në paqe të mëtejshme në të gjithë botën dhe është një moment me përmasa vërtet historike!” shkroi republikani në platformën e tij online Truth Social. SHBA-të më parë kishin bërë fushatë intensive për miratimin e tij. Dokumenti është një mundësi shpëtimi për rajonin dhe një vonesë do të kushtonte jetë njerëzish, u shpreh ambasadori amerikan Mike Waltz në KS.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në 35 vite, 6730 të vrarë për motive të ndryshme
Artikulli tjetër Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.