Në ambientet e Kuvendit po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Në seancën dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024 dhe veprimtarinë e institucionit që ai drejton.
Gjatë fjalës së tij, Çela theksoi se gjatë vitit 2024, janë shqyrtuar 61,167 materiale kallëzimi dhe 47,576 procedime penale, duke nënvizuar volumin e lartë të punës së prokurorive në të gjithë vendin.
Ai tha se përsa i përket Kodit të ri Penal, që ka vetëm dy argumente për ndryshimin e tij, që është i vitit 1995 dhe sipas tij ky as nuk qëndron si argument.
Ai shtoi se Kodi Penal ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili po raporton për gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024.
Ashtu si në dalje të mëparshme publike, Korreshi e shoqëroi fjalën e tij me nota ironie dhe humor, duke e bërë ndërhyrjen e tij një nga momentet më të spikatura të seancës.
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë dje duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku ka relativizuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, me aksidentet në punë.
Në nisje të fjalës së tij përpara deputetëve, Rusi u shpreh se e kuptonte mirë familjen e gjyqtarit Kalaja, pasi dhe ai vetë e kishte humbur të atin si pasojë e një aksidenti në punë.
Gjithashtu Ministri i ri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaruar se gjatë vitit 2024 Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të hetimeve proaktive. Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se hetimet e nisura nga prokurorët janë rritur me 12.3%.
Ndërkohë që ka theksuar se janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri.
Më tej Lamallari ka deklaruar se çështjet e terrorizimit apo armëve janë problematika që nuk i ka vetëm vendi ynë.
Ndërkohë që ka theksuar se gjatë kohës, kanë identifikuar dhe tendenca të ndryshme kriminale, siç është krimi kibernetik, që kërkon vëmendje parësore.
Marrë nga Dosja.al