KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Komiteti i Nobelit alarmohet nga kërcënimet ndaj aktivistes iraniane, Narges Mohammadi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Komiteti i Nobelit alarmohet nga kërcënimet ndaj aktivistes iraniane, Narges Mohammadi
AktualeBotaKomentPolitike

Komiteti i Nobelit alarmohet nga kërcënimet ndaj aktivistes iraniane, Narges Mohammadi

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2025 5:58 pm
174 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komiteti Norvegjez i Nobelit është shprehur i “alarmuar” për Narges Mohammadin, fituesen e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, pasi ajo është “kërcënuar seriozisht” me jetë.

Në një komunikatë të premten, komiteti tha se Mohammadi e ka njoftuar kryetarin e komitetit, Jorgen Watne Frydnes, përmes një “telefonate urgjente” se ka marrë paralajmërime nëpërmjet avokatëve të saj dhe kanaleve të tërthorta.

“Jam kërcënuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi me ‘eliminim fizik’ nga agjentë të regjimit”, citohet të ketë thënë Mohammadi.

Këto paralajmërime, sipas komunikatës, e bëjnë të qartë se ajo duhet të heqë dorë nga të gjitha aktivitetet publike brenda Iranit, si dhe nga çdo përpjekje ndërkombëtare për ta promovuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes.

“Komiteti Norvegjez i Nobelit është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet ndaj Narges Mohammadit dhe, për më tepër, ndaj të gjithë qytetarëve iranianë me zë kritik, dhe i bën thirrje autoriteteve ta mbrojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe lirinë e tyre të shprehjes”, tha Frydnes.

Mohammadi ka kaluar dekada duke luftuar për të drejtat e njeriut në Iran dhe është përballur vazhdimisht me burgosje gjatë 20 vjetëve të fundit.

Që nga marsi i vitit 2021, ajo është dënuar pesë herë dhe tani po e vuan një dënim prej 12 vjetësh për “përhapje të propagandës” kundër republikës islamike.

Mohammadi u “lirua përkohësisht” nga burgu në dhjetor pas marrjes së një trajtimi urgjent mjekësor.

Megjithëse ka qenë pothuajse vazhdimisht e burgosur që nga viti 2010, Mohammadi ka tentuar shpesh ta rrisë ndërgjegjësimin për kushtet e burgjeve dhe keqtrajtimet e pretenduara ndaj grave të burgosura.

Më 7 korrik, ajo lëshoi një deklaratë ku tha se do t’i kthehej burgut dhe do të vazhdonte vuajtjen e dënimit.

Ajo ka marrë dy urdhra zyrtarë për t’u kthyer në burg, por avokatët e saj e kanë këshilluar të mos kthehet me dëshirë.

“Nëse më duan, le të paguajnë çmimin dhe të më arrestojnë vetë, nuk do të shkoj në burg në heshtje”, tha ajo, duke theksuar se ka zgjedhur të qëndrojë jashtë si një akt i “mosbindjes civile”.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm OKB raporton për 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë, gjashtë javët e fundit
Artikulli tjetër Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiçit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.