KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

Përditësimi i fundit: 29 Dhjetor, 2025 10:29 am
318 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama përdori termin “të hatashme” për të përshkruar akuzat që rëndojnë mbi drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe termin “destabilizim” për procesin elementar demokratik të kërkesës së llogarisë ndaj një qeverie që, siç po del, është përgjegjëse për vjedhjen dhe grabitjen sistemike të çdo leku nga taksat e qytetarëve që patën përgjegjësi të mirëadministronin.

Duke folur në monologun e tij të përjavshëm, të cilin e bën prej kohësh, me raste në prani të të ftuarve që në përgjithësi janë memecë, Rama nuk ngurroi të akuzojë median si “histerike” dhe akuzoi çdokënd që i kërkon llogari atij për një dëshirë perverse për shkatërrimin e vendit.

“E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj,” deklaroi Rama, duke harruar një “sh” para fjalës “përdorim”.

Përdorimi i cilësorëve të gabuar për të përshkruar një situatë të caktuar nuk ka pse të na çudisë, pasi është një fenomen i njohur në politikë. Por përdorimi i tezës së “stabilitetit” si argument se pse atij nuk mund t’i kërkohet llogari për çfarë ka ndodhur është, ose kërcënim i llojit “unë e djeg Shqipërinë para se të iki”, ose një bllof. Me gjasa është kjo e dyta.

Jo, ndajfolja “e hatashme” nuk është e duhura për të përshkruar çfarë ka ndodhur. Është me konotacion shumë pozitiv. Kur, për shembull, një lojtar futbolli luan shumë mirë, ai thuhet se bëri një lojë “të hatashme”. Fjalori i gjuhës shqipe dallon fjalën “hatá”, që do të thotë katastrofë, me ndajfoljen “hatashëm”, e cila mbart kuptimin figuratin “e jashtëzakonshme”, “e mrekullueshme”, “e mahnitshme”.

Jo, Karçanaj nuk përballet me hetim për “përdorim” të fondeve publike, sepse fjala përdorim nuk mbart kurrfarë konotacioni negativ. Karçanaj akuzohet për manipulim të prokurimeve publike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Përdorimi i fjalëve në kuptimin e kundërt që bartin literalisht është në fakt, diçka e vjetër. Orwell është i famshëm për përdorimin e fjalëve në kuptim të kundërt në shoqëri totalitare, të tilla si Ministria e Dashurisë për Policinë Sekrete, apo siç në Shqipërinë e kohës së Komunizmit u bë filmi Dora e ngrohtë për të përshkruar Sigurimin.

Studiuesja Mary Beard gjurmon rrënjët e korruptimit të gjuhës si zgjatim të korrupsionit politik te historiani romak Taciti (Tacitus), gjuha e të cilit është pothuajse e papërkthyeshme si ajo e James Joyce dhe ku fjalët marrin kuptim të kundërt. Beard dyshon se Taciti e kishte qëllimisht përdorimin e gjuhës shumëkuptimëshe si një instrument për të përshkruar gjendjen e përgjithshme të korrupsionit të kohës kur jetoi. Dhe ai në çaste të caktuara bënte ndonjë koment domethënës për të ekspozuar të gjithë këtë. Për shembull, ai citon një udhëheqës brit gjatë luftërave me Romën, i cili thoshte se për romakët, masakrat dhe plaçkitjet nuk përshkruhen si të tilla, por përshkruhen përciptazi me fjalën “pushtet”, ose ushtrim pushteti. Ndërsa kur një vend shpartallohet në një mënyrë të tillë sa asgjë nuk pipëtin më, kjo përshkruhet me fjalën “paqëtim”. Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant thotë Taciti, që afërsisht do të thotë, ata e bëjnë vendin rrafsh dhe e quajnë këtë paqe.

Pak a shumë në kohën tonë në Shqipëri, ka politikanë që nuk e fshehin njëfarë krenarie kur përshkruhen si të korruptuar, por ndjehen fort të fyer kur përshkruhen thatë si “hajdutë”.

Në këtë kuptim, nuk mund të çuditemi që Rama përdor fjalën “të hatashme” për akuza të vjedhjes, grabitjes dhe pengmarrjes, si dhe përvetësimin mizor të parave të taksapaguesit të një vendi të varfër për të blerë jahte dhe për të bërë koleksione vere me vlerë miliona euro, ndërsa në spital nuk ka ilaçe.

Disa fjalë më të përshtatshme për të përshkruar grupin kriminal AKSHI janë: Rrëqethës, llahtar, drithërues, e tmerrshme, mizore, lebetitëse.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Stuhia Johannes godet Suedinë, dy persona humbën jetën
Artikulli tjetër Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.