KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova dhe Serbia, shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosova dhe Serbia, shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit
AktualeAnalizeOpinionPolitikeRajoni

Kosova dhe Serbia, shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2025 8:33 am
200 Shikime
Share
13 Min. Leximi
SHARE

Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku të martën vonë u diskutua për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për misionin e OKB-së në Kosovë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla, tha se Serbia “nuk ka ndryshuar” dhe se ajo po i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e Kosovës, “jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, u ankua se gjendja e serbëve në Kosovë “po përkeqësohet” dhe “serbët po e paguajnë çmimin”.

Gërvalla tha se “në shtator 2023 Kosova ishte cak i një inkursioni të armatosur nga një grup paramilitar të mbështetur nga Serbia dhe të udhëhequr nga Milan Radoiçiç”.

“Banjska ishte akt paramilitar nga një shtet në një shtet tjetër, Ibër-Lepenci ishte sulm i gradës ushtarake nga një shtet në infrastrukturën kritike të një shteti tjetër”, tha Gërvalla.

Një polic u vra dhe tre sulmues në shtator të vitit 2023 kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit – e mori përgjegjësinë për sulmin.

Kosova e akuzon Serbinë se qëndron prapa sulmit në Banjskë dhe pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e ujit në veri në fund të vitit 2024. Serbia i ka mohuar akuzat.

Gërvalla kërkoi përsëri që Serbia ta ekstradojë Radoiçiçin, ndaj të cilit autoritetet kosovare kanë ngritur aktakuzë.

Ndërkohë, Gjuriq tha se nuk është në gjendje t’i “listojë të gjitha veprimet e njëanshme nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti”.

“Në muajt e fundit Prishtina i ka përshkallëzuar fushatën për t’i shpërbërë sistematikisht institucionet serbe në gjithë ‘Kosovën dhe Metohin’. Këto nuk janë gjeste simbolike, ato kanë pasoja të drejtpërdrejta për njerëzit. Pagat, pensionet dhe ndihma sociale për mijëra familje serbe janë ndërprerë. Mjetet për mbijetesë për shumë bashkatdhetarë tanë janë vënë në rrezik”, tha Gjuriç.

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur shumicën e institucioneve që funksionojnë brenda sistemit serb gjatë vitit të kaluar, me argumentin se puna e tyre është e paligjshme, por Beogradi zyrtar ka vazhduar t’iu japë paga.

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si paga, pensione, ndihmë sociale, shtesa për fëmijë, prindër, e të ngjashme.

Gjuriq pretendoi se serbët janë duke ikur nga Kosova dhe se sulmet ndaj tyre kanë shënuar rritje, pa dhënë ndonjë provë.

“Prej se Kurti erdhi në pushtet, 20 për qind e serbëve kanë ikur nga Kosova. Sulmet ndaj serbëve janë rritur për 15 për qind. Mos të harrojmë se më shumë se 200.000 serbë janë zhvendosur nga viti 1999 dhe vetëm 2 për qind janë rikthyer”, tha ai.

Kryediplomati kërkoi gjithashtu që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si zgjidhje për telashet e serbëve në Kosovë.

“Kur do të themelohet Asociacioni i komunave me shumë serbe? Veprimet e Kurtit tregojnë qartë se nuk ka vullnet për këtë”, tha ai.

Ai shtoi se “dialogu mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara, por ai duhet të ndërtohet mbi besim”.

Reagimet nga vendet e huaja

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, John Kelley, tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për uljen e tensioneve, të përmbahen nga masa që përshkallëzojnë situatën dhe të ndërtojnë paqe e stabilitet mes tyre dhe në rajonin më të gjerë, si themel për një të ardhme më të begatë.

“Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë”, tha Kelly.

Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Amerika dhe komuniteti ndërkombëtar janë më të sigurt kur vendet i zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore dhe më të begatë kur krijojnë klimë për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare”, nënvizoi ai.

Përfaqësuesi i Rusisë e akuzoi Kosovën për “vazhdimin e politikës së saj drejt dëbimit të banorëve serbë” pasi Kosova, ndër të tjera, ndaloi përdorimin e dinarit serb.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ndikojë mbi Prishtinën, duke theksuar se ndërmjetësimi i BE-së ka dështuar plotësisht në dialog.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian u bëri përsëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes se vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“BE-ja e mirëpret faktin që Kosova dhe Serbia ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe zotimin e tyre për angazhim konstruktiv në proces për të ecur përpara shpejt”, shtoi ai.

Ai shtoi se nga Kosova pritet themeli i Asociacionit, ndërsa nga Serbia njohja e dokumenteve dhe simoleve të Kosovës.

Rusia tha se është veçanërisht e shqetësuar për marrëveshjen e mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar tha se vendi i tij mbetet një mik i përkushtuar i Kosovës dhe mbështet aspiratat e saj euroatlantike dhe ndërtimin e një demokracie shumetnike.

Londra zyrtare mirëpriti gjithashtu njohjen e Kosovës nga Kenia dhe inkurajoi shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë hap, të njohin pavarësinë e saj.

Në fjalimin e tij, përfaqësuesi britanik vlerësoi përpjekjet për përfshirjen e pakicave në polici, por shprehu keqardhje që nuk ka pasur kërkesa për reintegrim nga gjyqtarë apo prokurorë serbë.

Ai shprehu pritshmëri që serbët e Kosovës të marrin pjesë në mënyrë aktive në zgjedhjet e ardhshme lokale në fund të këtij viti.

Mbretëria e Bashkuar bëri thirrje për angazhim konstruktiv të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe kërkoi që Serbia të sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj trupave të KFOR-it dhe në Banjskë.

Edhe Kina shprehu shqetësim për mbylljen e institucioneve serbe nga autoritetet e Kosovës dhe tensionet në veri. Ai i bëri thirrje Prishtinës të ndalë veprimet e njëanshme, përfshirë ndalimin e dinarit dhe kërkesat për dokumente dhe targa, si dhe të kthehet në dialog konstruktiv.

Në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i Sllovenisë tha se, sipas raporteve, situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, megjithëse kanë ndodhur disa incidente serioze.

Ai përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, duke i cilësuar ato si paqësore, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse – një hap pozitiv drejt forcimit të demokracisë në vend. Po ashtu, mirëpriti bisedimet e fundit mes zyrtarëve të BE-së dhe liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se viti 2025 duhet të jetë një fillim i ri për dialogun Kosovë–Serbi, duke u bërë thirrje udhëheqësve që të angazhohen në dialog konstruktiv, të krijojnë besim të ndërsjellë dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese.

Sllovenia kërkoi shmangie të veprimeve të njëanshme dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet, veçanërisht për komunitetin serb të Kosovës.

Sllovenia dënoi fuqishëm sulmin në kanalin Ibër-Lepenc në nëntor dhe atë në Banjskë në shtator 2023, duke kërkuar përgjegjësi për autorët.

Raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut

Gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor, që mbulon periudhën nga shtator 2024 – mars 2025, administratorja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se Kosova mbajti zgjedhje paqësore dhe gjithëpërfshirëse më 9 shkurt dhe se ajo pret me padurim formimin në kohë të qeverisë së re, duke njohur se kjo mund të kërkojë negociata komplekse.

“Pasi të jetë formuar, është thelbësore që të merren hapa konkretë për të vënë në prioritet mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, si dhe zbatimin e angazhimeve të marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe avancimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Ziadeh.

Ajo shtoi se në mars e vizitoi veriun e Kosovës, ku përfaqësues të shoqërisë civile, udhëheqës politikë dhe të tjerë kanë theksuar mungesën e vazhdueshme të besimit, veçanërisht ndaj institucioneve, duke ndarë gjithashtu shqetësime për të ardhmen, duke pasur parasysh kontekstin aktual politik dhe zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

“Megjithatë, ata nuk e panë asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe theksuan nevojën që serbët e Kosovës të rikthejnë ndjenjën e përfaqësimit përmes një sistemi të vetëmenaxhimit brenda Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, theksoi ajo.

Ajo e dënoi sulmin në Ibër-Lepenc dhe përsëriti thirrjen e saj për një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent për të identifikuar dhe nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit.

“I bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të veprojnë me përgjegjësi, të shmangin përshkallëzimin dhe të bashkëpunojnë për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, nënvizoi ajo.

Ziadeh gjithashtu përsëriti rëndësinë e garantimit të përgjegjësisë për “incidentin serioz të sigurisë” në Banjskë, përmes procedurave të drejta dhe të pavarura gjyqësore.

“Ky rast, së bashku me sulmin në Ibër-Lepenc, theksojnë nevojën për angazhim efektiv përmes mekanizmave të ndihmës së ndërsjellë juridike për të mbështetur hetimet dhe ndjekjet penale që janë në vazhdim”, përfundoi ajo.

Thirrje për mbarimin e mandatit të UNMIK-ut

Gërvalla dhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB kërkuan sërish që të përfundojë mandati i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.

Gërvalla i bëri thirrje UNMIK-ut që ta trajtojë realitetin në terren pa paqartësi të shtrembëruara.

“Gjuha ka rëndësi, zonja dhe zotërinj. Mënyra se si i përshkruajmë këto akte do të përcaktojë nëse do të mbizotërojë ndëshkimi apo pandëshkueshmëria, nëse agresioni do të inkurajohet apo do të përballët.”

Ajo shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit.

“Megjithatë, paqja nuk është ruajtur kurrë duke toleruar agresionin. Ajo është ruajtur gjithmonë duke e përballuar drejtpërdrejt”, shtoi ajo.

Përfaqësuesi amerikan tha se SHBA-ja i njeh përpjekjet e mëparshme të UNMIK-ut në Kosovë për nxitjen e dialogut dhe reformën ligjore, por shtoi se ka ardhur koha për reduktimin e pranisë së UNMIK-ut.

Ai rekomandoi që UNMIK të fillojë transferimin e funksioneve të saj tek agjencitë e tjera të OKB-së në terren që janë më të përshtatshme për këtë punë, në mënyrë që procesi drejt mbylljes përfundimtare të misionit të jetë i qëllimshëm dhe gradual, e jo i papritur.

UNMIK, tha ai, është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me 81% të buxhetit të tij që shkon për paga të stafit.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të zhdukur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtar”, tha ai.

Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës. UNMIK-u, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore.

Institucionet e Kosovës kanë kërkuar më herët që misioni i UNMIK-ut të reformohet dhe të mbetet vetëm si zyrë përfaqësuese e OKB-së në Kosovë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE-ja rrit ndihmën ushtarake për Moldavinë
Artikulli tjetër Konjufca dyshon se Vetëvendosja mund ta bëjë qeverinë pa opozitën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.