KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, KQZ-ja vendos të rinumërohen 50 vendvotime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Kosovë, KQZ-ja vendos të rinumërohen 50 vendvotime
PolitikeRajoniZhvillim

Kosovë, KQZ-ja vendos të rinumërohen 50 vendvotime

Përditësimi i fundit: 10 Mars, 2025 12:05 pm
191 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka kërkuar që të ketë rinumërim të plotë në 15 vendvotime ku ka mospërputhje të nënshkrimeve.

Në mbledhjen e së hënës të KQZ-së, Elshani ka thënë se këto vendvotime janë të shpërndara në të gjithë Kosovën.

“Ka pranuar kërkesë të verifikimit të listës së votimit. Janë identifikuar 15 vendvotime që ka mospërputhje të nënshkrimeve. Këto 15 vendvotime rekomandojmë që të kenë një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike të shpërndara në gjithë Kosovën”, ka thënë ai.

Elshani ka shtuar se është rekomanduar që edhe 25 vendvotime në Vushtrri të hidhen në rinumërim për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të votave.

“Një raport i dytë është për rezultatet e kandidatëve të LDK-së. Nga ky raport të ndryshimeve mes rezultateve në QKN dhe rezultatet e dala nga rinumërimi ka ardhur si rekomandim që 35 vendvotime të hidhen në rinumërim të plotë që janë nga komuna e Vushtrrisë. 35 kuti të numërimit do të rinumërohen për shkak të diferencave të votave të kandidatëve dhe një arsye shtesë është se kemi të bëjmë me një ekip të rinumërimit. Dëshirojmë që t’i heqim të gjitha dyshimet tona”, ka thënë ai.

Ndërsa kryesuesi i Sekretariatit, Besnik Buzhala, ka thënë se janë të gatshëm që nga ora 16:00 të fillojë rinumërimi i votave në të gjitha 50 vendvotimet

“Sekretariati është i gatshëm që në orën 16:00 të fillojë me rinumërimin e kutive. Sa i përket vlerësimit të kutive me vota nga jashtë, dje kemi pranuar vendimin e PZAP-së pasi të konsumohet afati i ankesave nesër orientimisht mund të fillojmë me hapjen e kutive për vlerësimin e votave të pavlefshme ose të mërkurën në mëngjes. Sa i përket çështjes për përfundimin e procesit, është e vërtetë që unë në 21:03 kam dërguar e-mail ku kam njoftuar se ka përfunduar procesi. Po ashtu ka njoftim të KQZ-së që numërimi i fletëvotimi të votimit me postë ka përfunduar në orën 16:04 mars. Njoftimi i drejtorit ka qenë që i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve ka përfunduar”, ka thënë ai.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Me një klikim, 1.5 miliard dollarë në duart e hakerëve
Artikulli tjetër Lëvizja e Brrutit ngjall reagime, por federatat heshtin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.