KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, Kurti nuk i ka numrat – vendi më i varfër në Evropë mund të humbasë fondet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë, Kurti nuk i ka numrat – vendi më i varfër në Evropë mund të humbasë fondet
AktualeOpinionPolitikeRajoni

Kosovë, Kurti nuk i ka numrat – vendi më i varfër në Evropë mund të humbasë fondet

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2025 11:37 am
302 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Parlamenti i Kosovës ka dështuar të konstituohet për nëntëmbëdhjetën herë radhazi. Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar për krizën politike në Kosovë, duke shkruar se bllokada e krijuar mund  shkaktojë frikë për një reagim të ashpër ekonomik pas muajsh ngërçi politik në një nga vendet më të varfra të Evropës.

“Ligjvënësit janë takuar çdo 48 orë që nga mesi i prillit për të zgjedhur një kryetar të ri, një hap i nevojshëm përpara se kryeministri Albin Kurti, një nacionalist i majtë që nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet e shkurtit, të mund të përpiqet të formojë një qeveri koalicioni”.

Agjencia e lajmeve shkruan tutje se nëse ngërçi vazhdon Kosova rrezikon të humbasë fondet nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.

“Megjithatë, nëse parlamenti vazhdon të dështojë në zgjedhjen e një kryetari, ekspertët thonë se Kosova, një vend i vogël ballkanik me 1.6 milion banorë që fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, rrezikon të vonojë ose të humbasë fondet e nevojshme nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore, të cilat janë të destinuara për shëndetësi, arsim dhe energji të gjelbër”, thuhet në artikull.

Për agjencinë ka folur, Lulzim Rafuna, kreu i Odës Ekonomike, i cili ka thënë se, “ka projekte dhe kredi me vlerë 700-800 milionë euro që janë pezull për shkak të krizës”, duke shtuar tutje se “bizneset janë në pasiguri për reformat, politikat fiskale dhe taksat”.

Reuters më pas ka shkruar për komentin e zëvendëskryeministrit në largim, Besnik Bislimi, i cili tha se fondet nuk do të humben dhe se kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin për të votuar financimet. Ndërsa, përmendet edhe intervista e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhënë për RTK-në, ku thuhet se “pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri nuk ka treguar gatishmëri për të ndryshuar kandidaten”.

Tutje, duke shkruar për komentin e Kurtit dhënë në intervistë: “Ata (opozita) nuk besojnë që unë i kam 61 vota për t’u bërë kryeministër, dhe unë po ju them: më testoni,” Reuters ka vënë në pah se kryeministri në detyrë nuk e ka sqaruar se “si pret të sigurojë votat për të formuar qeverinë, kur nuk po arrin as t’i sigurojë ato për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.”

 

Marrënga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulmet kibernetike, bankat qendrore në Evropë përgatisin njerëzit për krizat emergjente
Artikulli tjetër Rrëshqitja drejt autoritarizmit mund të jetë shumë e shpejtë – shumë e lehtë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.