KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun
AktualeAnalizeOpinionPolitike

KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2025 10:05 am
316 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cilësoi të mërkurën si me karakter informues postimet me pamje propagandistike të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku – duke miratuar ripostimin e tyre nga institucionet dhe kompanitë publike.

“Nga verifikimet e kryera, rezulton se postimet e publikuara nga shoqëria Albgaz sh.a janë të natyrës informuese dhe përmbajnë aktivitete që lidhen me funksionet publike të vetë institucionit,” tha Komisioni në një përgjigje me shkrim, duke iu referuar një prej kompanive që kanë shpërndarë propagandën elektorale të Ballukut.

“Këto postime nuk bëjnë pjesë në kategorinë e veprimtarive të ndaluara,” shtoi KQZ nëpërmjet një zëdhënëseje, duke iu referuar Kodit Zgjedhor dhe Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”.

Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në mjete të rëndësishme të propagandës elektorale, me kandidatë dhe parti që harxhojnë qindra mijëra euro në reklama dhe me stafe të dedikuara për të menaxhuar përmbajtjen e tyre.

Në betejën për të dominuar rrjetet sociale, partia në pushtet avantazhohet nga administrata publike dhe dhjetëra institucione shtetërore, të cilat shërbejnë për të shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar mesazhet elektorale.

Gjatë javës së parë të zgjedhjeve, BIRN zbuloi se një ‘poster elektoral’ i ministres Belinda Balluku u ri-shpërnda nga faqja në Facebook e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një numër institucionesh në varësi, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar, Task Forcën e Transportit Rrugor, Agjencinë Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz.

“Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”.

Ky qëndrim i KQZ shihet si standard i dyfishtë dhe shkelje e Kodit nga juristi Dhimitër Zguro.

“Në vlerësimin tim, qëndrimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve vjen në kundërshtim jo vetëm me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, por edhe me praktikën administrative të Komisionerit,” tha ai.

“Ky i fundit, në raste analoge, i ka gjetur postimet e ngjashme me postimin e Belinda Ballukut, në përmbajtjen e të cilit vërehen fjalët ‘Shqipëria 2030′ dhe ‘Partia Socialiste’, me karakter elektoral,” tha Zguro, ndërsa shtoi se në përmbajtjen e këtyre postimeve shfaqen qartazi “mesazhe politike dhe slogane elektorale.”

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria greke shpall masat ekonomike të përhershme
Artikulli tjetër Njerëzit e Tërmet Peçit marrin miliona euro tendera dhe fonde IPARD

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.