Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Policisë së Shtetit të marrë masat përkatëse për ruajtjen e Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik të Tiranës, ku do të bëhet procesi i numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një shkrese zyrtare, KQZ kërkon nga policia që të marrë godinën në ruatje për periudhën 1 prill deri në 20 maj. KQZ vlerëson bashkëpunimin e deritanishëm midis dy institucioneve tonë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet paralmentare.
Marrë nga Shqiptarja.com