KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me burg nga Apeli i GJKKO-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me burg nga Apeli i GJKKO-së
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me burg nga Apeli i GJKKO-së

Përditësimi i fundit: 9 Shkurt, 2026 1:54 pm
286 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me burg edhe nga Apeli i GJKKO-së, teksa është lëshuar dhe urdhër-arresti për të, pasi Memolla nuk ishte i pranishëm në seancë.

HETIMET

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të premten më 24 janar të vitit 2025 vendimin ndaj kryetarit socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe për tre personat e tjerë të pandehur në këtë proces, të cilët u deklaruan të gjithë fajtorë.

Në atë kohë Gjykata vendosi ta dënojë Memollën me 1 vit burg, të njëjtën masë që kërkoi edhe SPAK. Akuza për të cilën u deklarua fajtor Memolla parashikon dënimin nga 1 deri në 5 vjet burg, megjithatë, si Prokuroria e Posaçme ashtu dhe gjykata respektive çmuan ta penalizojnë me minimumin e dënimit.

Në nëntor të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla dhe tre persona të tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek elektricisti Blerim Xhamani, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022. Po ashtu, Memolla ka komunikuar me Xhamanin për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

Xhamani u mor i pandehur për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Sipas SPAK, ai së bashku me të pandehurin Isuf Tosku, falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë abonentit debitor. Ndërsa i pandehuri Ndriçim Tafxhafa, u akuzua se i premtoi një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati në ato zgjedhje të pjesshme lokale.

Edhe ndaj Xhamanit dhe Tafxhafës u vendos dënimi me nga 1 vit burg. Isuf Tosku u dënua me 8 muaj burgim, por u pezullua ekzekutimi dhe ai u vendos në shërbim prove nga gjykata për 1 vit e 4 muaj.

Dënimet minimale për krimet zgjedhore kanë shqetësuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet. Pas pretencës së prokurorisë për 1 vit burg, Organizata Qëndresa Qytetare i cilësoi krimet zgjedhore si “prova e zjarrit për SPAK për 2025”, duke evidentuar se përdorimi i burimeve publike për mbështetje politike gjatë fushatave elektorale ndalohet me ligj, por se zbatimi i këtij ligji mbetet sfidë.

SPAK mbrojti përmes një përgjigje me shkrim dënimin e kërkuar në rastin e Memollës, duke u shprehur se “në rastin konkret është në analizë dhe në përputhje të plotë me rrethanat e faktit penal…”.

 

Marrë nga Oranews.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
Artikulli tjetër Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.