KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush është Begtash Zeneli, që Sadushi po e përdor për lirimin e Veliajt?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush është Begtash Zeneli, që Sadushi po e përdor për lirimin e Veliajt?
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Kush është Begtash Zeneli, që Sadushi po e përdor për lirimin e Veliajt?

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2026 10:32 am
68 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Begtash Zeneli, një 63-vjeçar nga Lezha, tërësisht anonim për opinionin publik, tashmë është shndërruar në personazhin më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare.

Plot 16 burra e gra të ajkës së sistemit gjyqësor, anëtarë të Gjykatës së Lartë, u mblodhën paraditen e kësaj të Enjteje për të diskutuar praktikën e aplikimit të masës së sigurimit “arrest me burg”, nisur nga rasti i tij.

Vetë kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, thirri Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve për të rivlerësuar një praktikë gjyqësore të konsoliduar prej vitit 2011, mbi mënyrën se si gjykatat e ulta aplikojnë masën më të rëndë të sigurimit.

Gjykata e Lartë, në 9 mars 2026, e konsideroi “njoftim të rëndësishëm” informacionin se trupa e plotë gjyqësore do të mblidhej në 9 Prill 2026 “Për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal”.

Për ekspertë të ligjit dhe opozitën, rasti “Begtash Zeneli” është thjesht një kallauz për ndryshimin e praktikës gjyqësorë, me qëllim lirimin nga paraburgimi të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i konsideruar si një ndër miqtë e ngushtë të kreut të Gjykatës së Lartë.

Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025 dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë”, “fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”, së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe disa sipërmarrës privatë.

Erion Veliaj ka dështuar të ri-fitojë lirinë në të tre shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe në Gjykatë e Lartë, e cila refuzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurimit në Korrik të vitit 2025.

Por, rrymat e brendshme në Partinë Socialiste, nxitën kryeministrin Edi Rama që të ndërmarrë një fushatë propagandistike për të ndryshuar qasjen e drejtësisë mbi ashpërsinë e masave të sigurimit.

Rama, njeriu që ka aplikuar më shumë se kushdo tjetër politikën “burg, burg” për qytetarët që arrestohen për vepra të lehta penale, tashmë është shndërruar në një “flamurtar” të shqetësimit mbi numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri.

Ky “shqetësim” i Ramës u kap menjëherë në ajër nga Sadushi, i cili, megjithëse anëtar i Kolegjit Civil, u angazhua drejtëpërdrejtë dhe personalisht për ndryshimin e praktikës në fushën penale.

Qëllimi duket qartë se është lirimi nga paraburgimi i Erion Veliaj dhe të singjashmëve të tij. Mjeti për të arritur qëllimin është Begtash Zeneli nga Lezha, i cili, as në ëndrrat e tij më të shfrenuara, nuk mund ta ketë menduar se do të ishte kaq i rëndësishëm për politikën dhe drejtësinë e lartë shqiptare.

Begtashi i kotecit me hashash

Për të kuptuar se si u shndërrua Begtash Zeneli në një personazh kyç, “Boldnews.al” siguroi dosjen gjyqësore, mbi të cilën ai është arrestuar fillimisht nga Gjykata e Lezhës dhe më tej u la në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Apelit.

Në 16 Tetor 2025, Policia e Lezhës kryen një aksion anti-drogë në një fshat të thellë të zonës. Agjentët kishin marrë informacion se shtetasi Begtash Zeneli, 63 vjeç, ishte përfshirë në veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në kotecin e pulave, policia gjeti një sasi lëndë narkotike hashash, e mbështjellë me një batanije. Po ashtu, një sasi tjetër kanabisi u gjet poshtë mullarit, e mbështjellë me qese plasmasi. Punonjësit e policisë gjetën gjithashtu qese me kanabis edhe pranë disa koshereve. Në total, sasia e lëndës së dyshuar narkotike ishte 7 kilogram e 350 gram.

Shtëpia një-katëshe me oborr ishte në pronësi të shtetasit Begtash Zeneli. Ky i fundit, i shoqëruar dhe më pas i arrestuar nga policia, ka mohuar dijeninë për lëndën narkotike.

Begtashi thotë se në atë shtëpi jeton vetëm me bashkëshorten, pasi njëri nga djemtë është në burg në Spanjë, ndërsa tjetri është në kërkim nga policia për kryerjen e një vepre penale.

“Në lidhje me sendet që ka gjetur policia, dua të sqaroj se nuk kam dijeni, pasi unë nuk banoj vazhdimisht tek kjo banesë dhe ditët e fundit nuk kam qenë në fshatm as unë dhe as bashkëshortja ime”, ka deklaruar ai para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Më tej, ka shtuar se “nuk kam dijeni se si është vendosur lënda narkotike në ambjentet përreth banesës time, të cilat unë kam në përdorim…Dua të sqaroj se për pulat kujdesem unë, por ka rreth një javë qe nuk jam futur në kotec. Kam për të sqaruar se mullari i barit është i mi dhe unë e kam vendosur atë para katër muajsh. Kam për të sqaruar se nuk kam parë që atje të ketë patur ndonjë qen. Dua të sqaroj se kosheret e bletëve kanë tre ose katër vite që ishin atjem por nuk kishin bletë. Kam për të sqaruar se sipërfaqja e tokës nuk eshtë në pronësine time, por unë kam rreth 10 vjet të cilën e kam në përdorim. Dua të sqaroj se fiku i përket tokës që unë kam në përdorim, por fiku eshtë pjesë e fshatit. Në dijeninë time, edhe bashkëshortja ime nuk ka dijeni në lidhje me lëndën narkotike që është gjetur nga policia, pasi edhe ajo nuk ka qëndruar në banesë dhe kemi dy ditë që kishim shkuar në banesë”.

Sa i përket fëmijëve, Begtash Zeneli është shprehur se “…djalin, J. Zeneli, unë e kam takuar para katër muajsh, pasi është në kërkim. Por ai mund të ketë qenë tek banesa gjatë kohës që unë dhe bashkëshortja ime kemi qenë në Spanjë, ku kemi takuar djalin tjetër, A. Zeneli. Edhe njëherë ju sqaroj se unë nuk kam dijeni në lidhje me lëndën narkotike që më është gjetur në amjentet përreth banesës”.

Nga arresti, në shtëpi

Gjykata e Lezhës, në 19 Tetor 2025, vendosi caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për Begtash Zenelin, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Më tej, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurimit, duke caktuar ndaj tij “arrest në shtëpi”.

Prokuroria e Apelit e ankimoi këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Në rekursin e tij, prokurori i çështjes argumenton se trupat gjyqësore e Apelit nuk ka zbatuar në mënyrë korrekte legjislacionin penal dhe praktikën e konsoliduar.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi mori në dorë rekursin, e shqyrtoi paraprakisht dhe vendosi që rasti duhet kaluar për vlerësim në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, pasi duhet riparë praktika e njehsuar nga vetë kjo gjykatë, në vitin 2011, për mënyrën se si caktohen masat e sigurimit “arrest me burg”.

 

Marrë nga BoldNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia thirrje qytetarëve: Mesazhet për gjobat e makinave janë të rreme
Artikulli tjetër Dështimi i Porto Romanos, a rrezikon Shqipëria të mbetet pa port tregtar?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.