KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lirohet ish-deputeti Agusholli, që u ndalua nga autoritetet serbe në Merdarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Lirohet ish-deputeti Agusholli, që u ndalua nga autoritetet serbe në Merdarë
FokusKomentPolitikeRajoni

Lirohet ish-deputeti Agusholli, që u ndalua nga autoritetet serbe në Merdarë

Përditësimi i fundit: 27 Maj, 2025 8:14 am
191 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pak orë pas njoftimit për ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit, nga autoritetet e Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës ka thënë se ai tashmë është liruar.

MPJD-ja tha se Agusholli, i cili ishte ndaluar në pikën kufitare në Merdarë mëngjesin e së hënës, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt Sllovenisë.

Në asnjërin njoftim të MPJD-së nuk bëhet e ditur së si e kishin arsyetuar autoritetet serbe ndalimin e Agushollit – i cili nuk arriti të zgjidhet sërish si deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kur garoi sërish në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rasti ishte bërë i ditur fillimisht përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, e cila ka informuar misionet diplomatike të shteteve të QUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd.

“MPJD-ja ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin,” thuhej në reagimin fillestar të Ministrisë, ku gjithashtu dënohej “fuqishëm ky veprim arbitrar i autoriteteve serbe”.

Lidhur me këtë, Radio Evropa e Lirë kishte kërkuar më shumë informacione edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Ministria i kishte bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Agushollit, duke e cilësuar ndalimin si një praktikë represive që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe me konventat për të drejtat e njeriut.

Njoftimet e MPJD-së vijnë dy ditë pasi autoritetet serbe lëshuan fletarrestim për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me maturantë një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Incidenti në Mitrovicën e Veriut më 23 maj shkaktoi reagime të shumta kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi.

Polici është kritikuar se veproi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar” kur e ndali një maturant serb të Kosovës gjatë një feste të maturantëve në Mitrovicën e Veriut për shkak se, siç thuhet, ai i kishte provokuar njerëzit në një kafene aty pranë.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një maturant gjatë paradës duke treguar gishtin e mesëm në drejtim të një kafeneje, ndërsa nga aty një klient, siç thuhet, po bënte me duar simbolin e shqiponjës dykrenore – e cila është simbol në flamurit kombëtar shqiptar.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qokë pas fushatës për koncertin e Noizy, shkulen pemët në 43 mijë m² te Liqeni
Artikulli tjetër Brukseli me plan 150 miliardë eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.