KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lukashenko përpiqet të mos e zhytë Bjellorusinë në luftë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Lukashenko përpiqet të mos e zhytë Bjellorusinë në luftë
AnalizeBotaFokusPolitikeZhvillim

Lukashenko përpiqet të mos e zhytë Bjellorusinë në luftë

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2026 8:04 am
129 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Aleksandr Lukashenko ndodhet në një situatë të vështirë sepse i duhet të sigurohet që Bjellorusia nuk do të zhytet në luftën e Rusisë në Ukrainë, pas një ultimatumi nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili la të kuptohej për veprime ushtarake ose të fshehta ukrainase.

Lukashenko, i cili e ka sunduar Bjellorusinë me dorë të hekurt qëkurse u zgjodh për herë të parë si president në vitin 1994, lejoi që vendi i tij të përdorej si pikënisje për forcat ruse kur ato e filluan pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Por, megjithëse ai ka bërë deklarata tejet proruse në vitet që pasuan, ai gjithashtu është përpjekur ta ruajë statusin neutral dhe joluftarak të Bjellorusisë. Ultimatumi i Zelenskyt e sfidon këtë qëndrim të tij.

“Lukashenko e kupton se është i cenueshëm. Dhe, Ukraina po flet nga pozita e të fortit”, tha Vadim Mozheiko, drejtor i Institutit Kosciuszko me bazë në Krakov, një institut kërkimor.

“Ukraina ka gjetur gjuhën me të cilën duhet t’u flitet diktatorëve të tillë si Lukashenko”, i tha ai Current Time më 22 qershor.

Çfarë tha Zelensky?

Duke folur në një konferencë për shtyp më 19 qershor, Zelensky pretendoi se Rusia po përdorte stacione transmetimi sinjalesh në Bjellorusi për të ndihmuar në drejtimin e raketave të saj drejt objektivave në Ukrainë.

“Çfarë kuptimi ka që [Lukashenko] thotë se nuk dëshiron të jetë në luftë? Le ta heqë këtë pajisje, le ta fikë atë. Mendoj se një javë do të jetë e mjaftueshme që ai ta bëjë këtë”, tha ai, duke shtuar: “Nëse ai nuk e bën, do ta bëjmë ne”.

Zelensky e përsëriti thirrjen për veprim, dhe një kërcënim të nënkuptuar për pasoja nëse nuk ndërmerrej veprimi, në një postim të mëvonshëm në rrjetet sociale dhe në një intervistë televizive.

Në të njëjtën intervistë, më 21 qershor, ai tha se nuk kishte marrë asnjë përgjigje ndaj mesazhit të tij nga Lukashenko, i cili gjithashtu u përmbajt nga çdo deklaratë publike mbi këtë çështje.

Valery Kavaleuski, ish-diplomat bjellorus që drejton Agjencinë për Çështje Euro-Atlantike, i tha Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë se kjo heshtje pasqyronte politikën afatgjatë të Lukashenkos.

“Ky është një nga synimet e pakta që bashkon si qeverinë bjelloruse, ashtu edhe opozitën demokratike në mërgim: shmangien e përballjes ushtarake dhe parandalimin që Bjellorusia të bëhet pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në konflikt”, tha ai.

“Regjimi bjellorus ka ndjekur një qasje relativisht të qëndrueshme jo vetëm ditët e fundit, por edhe gjatë disa muajve të fundit. Deklaratat përshkallëzuese dhe konfrontuese nga Kievi drejtuar Minskut kanë mbetur kryesisht pa përgjigje, gjë që ka ndihmuar në parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës”, shtoi ai.

Mozheiko pajtohet se Lukashenko “nuk dëshiron luftë”, duke shtuar se kjo lidhet me presionet e brendshme politike.

“Arsyeja nuk është mungesa e vullnetit (për luftë) nga ana e Putinit apo Lukashenkos, por fakti se hyrja në luftë do të ishte jashtëzakonisht jopopullore në shoqërinë bjelloruse. Ky është faktori kyç: shoqëria bjelloruse, jo diktatori”, tha ai.

“Lukashenko e kupton se, në shumë aspekte, ky do të ishte një skenar vetëvrasës për të”.

Pozita e pasigurt e Lukashenkos

Lukashenko i ka mbijetuar shumë valëve të pakënaqësive popullore gjatë dekadave të sundimit të tij autoritar, por ndoshta asnjëra nuk ishte më e madhe se ajo pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Kur ai u shpall fitues, kjo shkaktoi protesta të papara në mbarë vendin, të cilat u shtypën vetëm me ndihmën e Putinit. Kremlini jo vetëm që ofroi mbështetje financiare për regjimin e Lukashenkos, por gjithashtu sinjalizoi se forcat ushtarake ruse mund të viheshin në dispozicion dhe madje dërgoi prezantues televizivë për të punuar në kanalet shtetërore bjelloruse pasi disa punonjës vendas iu bashkuan protestave.

Kjo ndihmë erdhi në një kohë kur Lukashenko po shtypte protestat me një represion brutal që përfshinte rrahje masive, mijëra arrestime dhe torturimin e kundërshtarëve politikë.

Dhe kjo e bëri Lukashenkon ndoshta më të varur se kurrë nga Putini për ta ruajtur pushtetin e tij.

Siç u përmend, Lukashenko ia ktheu favorin kur tanket ruse hynë në Ukrainë në shkurt 2022, megjithëse ai i rezistoi thirrjeve për të dërguar trupa bjelloruse në luftë.

Në një farë mënyre, kjo ishte vazhdimësi e një modeli sipas të cilit, për dekada me radhë, Lukashenko ka ecur në litar mes hapjes së vendit të tij ndaj Perëndimit dhe dorëzimit ndaj presionit të Moskës për integrim më të ngushtë.

Lufta në zhvillim me dronë paraqiti një sfidë të re. Me dronët rusë që fluturonin nëpër hapësirën e saj ajrore, Minsku duhej të vendoste nëse do t’i rrëzonte, do t’i bllokonte, do t’i paralajmëronte fqinjët, apo do t’i bënte të gjitha këto, pa e zemëruar Moskën.

Ultimatumi i Zelenskyt lidhur me stacionet e transmetimit e bën këtë ekuilibër edhe më të vështirë.

“Për Lukashenkon, situata është shumë e sikletshme”, tha Mozheiko, duke argumentuar se është e vështirë të përmbushen kërkesat e Ukrainës pa ofenduar Moskën, por është po aq e vështirë të shmanget përshkallëzimi i situatës dhe rreziku i përfshirjes në konflikt.

“Nuk mund ta kesh zili. Ai nuk ka zgjidhje të lehta. Kjo është arsyeja pse ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe”, shtoi Mozheiko.

Kjo heshtje po testohet edhe në Moskë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 22 qershor se Putini dhe Lukashenko do të bisedonin “në të ardhmen e afërt” dhe se “kjo është një mundësi e mirë për të diskutuar këtë dhe çështje të tjera”.

Shmangia e përshkallëzimit

Moska mund ta mirëpresë mundësinë e veprimeve ukrainase kundër Bjellorusisë, duke e parë atë si një mundësi për ta zhytur Minskun edhe më thellë në konflikt.

Ky sigurisht do të ishte një përshkallëzim i madh në atë që tashmë është konflikti më i madh i armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe nuk do të shihej si i dëshirueshëm në Uashington apo në kryeqytetet evropiane.

Administrata Trump është përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet me Lukashenkon, duke e parë atë si një kanal komunikimi drejt Putinit. Ajo gjithashtu ka reduktuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe është përpjekur të ushtrojë presion mbi Kievin për të bërë kompromise në këmbim të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Çdo veprim ukrainas kundër Bjellorusisë mund të dënohej nga Uashingtoni si i pamatur dhe ndoshta agresiv.

Vendet evropiane kanë mbetur mbështetëse të vendosura të Ukrainës, duke ofruar mbështetje politike, financiare dhe ushtarake. Edhe ato me gjasë do të tronditeshin nga një sulm i njëanshëm ukrainas.

“Kjo kërkon ulje të tensioneve nga të gjitha palët, duke përfshirë shmangien e sulmeve ukrainase në territorin bjellorus. Në të njëjtën kohë, regjimi i Lukashenkos mund të ketë nevojë të bëjë disa lëshime dhe të shqyrtojë më nga afër shqetësimet që lidhen me infrastrukturën e pretenduar të transmetimit të dronëve”, tha Kavaleuski.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë gjithashtu të përfshihen në konsultime joformale me synimin për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në një përballje më të gjerë rajonale”, shtoi ai.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Andy Burnham pranë Downing Street, por a është gati për të marrë frenat e Britanisë?
Artikulli tjetër Raporti për antisemitizmin: Rikujtimi i gjërave të tmerrshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.