KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: LVV e Albin Kurtit fiton zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > LVV e Albin Kurtit fiton zgjedhjet parlamentare në Kosovë
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

LVV e Albin Kurtit fiton zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Përditësimi i fundit: 29 Dhjetor, 2025 9:16 am
380 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga mbi 95% të votave të numëruara, Partia e Albin Kurtit, fitoi rrth 49,8% të votave. Subjekti i dytë politik renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka fituar pak më shumë se 21%.

Partia e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), me rreth 13.8%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka fituar pak më pak se 6% të votave.

Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka fituar rreth 3.5% të votave. Në Kuvend do të futen edhe partitë e minoriteteve të tjera. Për minoritetin serb janë të rezervuara 10 vende në Kuvend, sa janë të rezervuara edhe për minoritetet e tjera. Kuvendi i Kosovës ka 120 vende. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ditën e diel ishte rreth 44%, pak më e lartë sesa në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.

LDK dhe përgjegjësia

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, partia e të cilit u rendit e treta, tha se ai e merr përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje, sepse nuk ka arritur ta dërgojë LDK-në aty ku ka pasur synim. Abdixhiku e uroi fituesin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u zhvilluan më 28.12, ishin të dytat me radhë brenda këtij viti, pasi për më shumë se dhjetë muaj, pas zgjedhjeve të rregullta të 09.02, partitë politike nuk arritën të krijojnë institucionet e reja. Qendrat e votimit, që ishin mbi 900, u hapën që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së diel deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kishin 2 milionë e 76 mijë e 290 votues. Procesi i votimit për votuesit jashtë Kosovës u zhvillua një ditë më parë nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në 18 shtete.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit garuan 22 subjekte politike, prej tyre 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Në këto zgjedhje garuan gjithsej 1180 kandidatë për 120 vende sa i ka Kuvendi i Kosovës. Nga ky numër, 20 ulëse janë të garantuara për pakicat, 10 nga to për serbët e Kosovës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë u vëzhguan nga rreth 8600 vëzhgues, shumica nga ta vendorë dhe një numër i vogël ndërkombëtarësh, përfshirë 10 vëzhgues nga Parlamenti Evropian.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama ndjen “lagështirën”, pas ultimatumit të amerikanëve për koncensionet
Artikulli tjetër Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.