KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Maria Corina Machado nga Venezuela nobeliste e paqes 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Maria Corina Machado nga Venezuela nobeliste e paqes 2025
AktualeAnalizeBotaPolitike

Maria Corina Machado nga Venezuela nobeliste e paqes 2025

Përditësimi i fundit: 10 Tetor, 2025 6:01 pm
216 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Machado me themelimin e Súmate – një organizatë për zhvillimin demokratik – që prej 20 vjetësh angazhohet për zgjedhje të lira dhe korrekte në Venezuelë, thekson Komiteti Nobel. Që nga ajo kohë, Machdo i është përkushtuar luftës për liri të popullit venezuelan.

Komiteti norvegjez Nobel vlerësoi guximin e Machados dhe “angazhimin e palodhur” të saj për të drejtat demokratike të popullit Venezuelan, theksoi kryetari i komitetit Nobel Jorgen Watne Frydnes. Komiteti në Oslo në deklaratën përkatëse nënvizon, se udhëheqësja e opozitës venezuelane konsiderohet si kundërshtarja më e vendosur e presidentit autoritar Nicolás Maduro. “Si drejtuese e lëvizjes për demokracinë në Venezuelë Machado është një ndër shembujt më të jashtëzakonshëm të kurajos civile në Amerikën Latine të kohës”. Ajo është një “figurë kyç në një opozitë dikur të përçarë thellë”, të cilën arriti ta bashkojë në kërkesën e saj për zgjedhje të lira. “Në një kohë, kur demokracia është e kërcënuar, është më e rëndësishme se kurrë, të mbrohet çfarë na bashkon”, bën thirrje Komiteti Nobel. Kur një regjim autoritar merr pushtetin, është vendimtare, të vlerësohen mbrojtësit e guximshëm të lirisë.

Machado: “Jam e shokuar!”

Machado reagoi me habi të pabesueshme ndaj lajmit për vlerësimin e saj. Aleati i saj politik Edmundo González Urrutia publikoi një video të shkurtër, në të cilën ai telefonon me Machadon. “Jam e shokuar”, thotë ajo. “Nuk mund ta besoj!” Vitin e kaluar në garën presidenciale në Venezuelë Machado u emërua si kandidate e opozitës “Platforma e unitetit demokratik”, por më pas ajo u përjashtua nga Këshilli Kombëtar i Zgjedhjeve që është i afërt me qeverinë. Në vend të saj kandidoi González Urrutia, i cili sipas vëzhguesve përkundër rezultateteve të shpallura zyrtarisht, fitoi shumicën e votave. Qeveria e Maduros nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve.

Në Venezuelë autoritari Maduro qeveris që nga viti 2013 dhe vazhdon të jetë i kapur fort pas pushtetit. Në dhjetor Machado dhe González u vlerësuan me Çmimin e Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut. González është arratisur dhe jeton në emigracion në Spanjë, pasi në Venezuelë është dhënë urdhër arresti kundër tij.Po vitin e kaluar Machado u vlerësua edhe me çmimin Václav-Havel për të drejtat e njeriut.

Urime për Machadon

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e uroi nobelisten e paqes 2025 Machado menjëherë pas lajmit për vlerësimin që iu bë asaj. “Ky vlerësim pasqyron përpjekjet e qarta të popullit venezuelan për liri dhe zgjedhje korrekte, për të drejtat qytetare dhe politike si dhe për shtetin ligjor”, tha një zëdhënës i kësaj zyre në Gjenevë. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e uroi gjithashtu Machadon: Vlerësimi dërgon një sinjal të fortë, shkruan von der Leyen në X: “Fryma e lirisë nuk mund të izolohet.” Ky vlerësim ndaj saj është një vlerësim për secilin zë që refuzon të heshtë në Venezuelë dhe në mbarë botën. Edhe qeveria gjermane thekson “guximin dhe angazhimin shumëvjeçar të Machados për demokraci, shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut si dhe kontributin e saj për forcimin e shoqërisë civile në Venezuelë”.

Në vitin 2024 u vlerësua me Nobel për paqen organizata japoneze Nihon Hidankyo. Çmimi Nobel i Paqes është një ndër vlerësimet më prestigjoze në botë. Sivjet ishin në listë 338 kandidatë, por se cilët persona apo organizata kanë qenë në fjalë, kjo zyrtarisht mbahet për 50 vjet sekret.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

4 shtete të BE-së bashkërendojnë masat për parandalimin e krizës migratore nga Lindja e Mesme

Pentagoni po shqyrton mundësinë e pezullimit të Spanjës nga NATO

Presidenti kroat: “Kroacia nuk ka armik tjetër përveç Serbisë”

Mediat ukrainase: Rama mban një qëndrim të fortë pro-rus

Rama: “Pranojmë që, SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqipëria”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kuvendi shpall të hënën vakancën për Avokatin e Popullit
Artikulli tjetër Merkel kritikohet ashpër për deklaratat ndaj Putinit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Panik në Greqi, Kreta goditet nga tërmeti me fuqi 5.7 ballësh
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 24 Prill, 2026
Kontenieri nga Durrësi niset gabimisht në Greqi
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Prill, 2026
Kapja e Maduro-s përfundon në skandal
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 24 Prill, 2026
Izraeli dhe Libani akuza njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.