KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Merkel kritikohet ashpër për deklaratat ndaj Putinit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Merkel kritikohet ashpër për deklaratat ndaj Putinit
AnalizeBotaKomentPolitikeZhvillim

Merkel kritikohet ashpër për deklaratat ndaj Putinit

Përditësimi i fundit: 10 Tetor, 2025 6:11 pm
171 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Edhe pse ajo nuk është më aktive në politikë, fjalët e saj dëgjohen me kujdes. Sidomos kur bëhet fjalë për sfondin e sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Angela Merkel, e cila ishte kancelare gjermanederi në dhjetor të vitit 2021, formësoi ndjeshëm politikën evropiane ndaj Rusisë.

Në një intervistë me median hungareze “Partizan”, Merkel foli për periudhën para luftës dhe kohën kur virusi korona e bëri të vështirë kontaktin me Vladimir Putinin. Foli edhe rreth asaj se si ajo, si kancelare në atë kohë, nisi bisedimet midis BE-së dhe Rusisë në qershor të vitit 2021 me qëllim stabilizimin e armëpushimit të brishtë midis Ukrainës dhe Rusisë: “Që ne, si Bashkim Evropian, të flasim drejtpërdrejt me Putinin”.

“Disa nuk e mbështetën. Këto ishin kryesisht shtetet baltike, por edhe Polonia ishte kundër saj, sepse kishin frikë se nuk do të kishim një politikë të përbashkët ndaj Rusisë”, tha Merkel. Përpjekja dështoi, shtoi ajo. “Atëherë u largova nga detyra dhe pastaj filloi agresioni i Putinit”, tha ish-kancelarja.

Kritika të ashpra nga Polonia dhe shtetet baltike

Deklaratat e Angela Merkelit në lidhje me rrethanat e luftës kanë shkaktuar një valë kritikash në vendet përkatëse. “Nuk është vetëm kontraverse. Është skandaloze. Sepse ajo në thelb po na akuzon se kemi mundësuar pushtimin”, tha Andris Pabriks, ministër i Mbrojtjes i Letonisë në periudhën 2019 deri 2022. “Ajo po i kthen gjërat përmbys dhe nuk mund t’i pranojë gabimet e saj, të cilat në fakt kanë kushtuar shumë”, i tha ai DW.

Mateusz Morawiecki, i cili ishte kryeministër i qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Polonisë në vitin 2021, shkroi në X se Angela Merkel “kishte vërtetuar me intervistën e saj të pamenduar se është ndër politikanët gjermanë që i kanë shkaktuar dëmin më të madh Evropësnë shekullin e kaluar”.

Kritika ndaj deklaratave të ish-kancelares gjermane kanë ardhur edhe nga qeveria aktuale liberale polake. Pretendimi se dikush nuk u ul në tryezën e negociatave me Rusinë në kohën e duhur është “absurd”, sepse Rusia është qartësisht agresorja, tha për Polsat News, ministrja e Fondeve dhe Politikës Rajonale Katarzyna Pełczyńska-Nałęcz. “Këto fjalë janë krejtësisht të papërshtatshme sot dhe ato i shërbejnë propagandës ruse”, shtoi ajo.

Mbështetje nga Rusia

Deklaratat e Angela Merkel kanë tërhequr vërtet shumë vëmendje në Rusi – dhe janë pritur me miratim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi: “Mund të mendohet se znj. Merkel ka të drejtë në këtë drejtim”. Bashkimi Evropian, tha ai, është “fatkeqësisht peng i politikave fanatike të shteteve baltike dhe Varshavës” në çështjet e politikës së jashtme. Duma ruse tha se Polonia dhe shtetet baltike po bëjnë gjithçka që munden për të “provokuar” konflikte.

Shkencëtari politik pro-Kremlinit, Sergei Markov, “festoi” momentin e deklaratës së Angela Merkelme një postim në kanalin e tij Telegram. “Merkel e di dhe e kupton se në Evropë trendi i konfliktit me Rusinë është zhvendosur kundrejt dëshirës për paqe me Rusinë”, pohoi Markov.

Për çfarë u zhvillua samiti i BE-së në qershor 2021?

Propozimi për të mbajtur një samit BE-Rusi ishte temë diskutimi në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në qershor 2021. Iniciativa erdhi nga Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron. Në atë kohë, samitet BE-Rusi nuk ishin mbajtur që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore.

Në fillim të vitit 2021, situata në Ukrainën lindore u përkeqësua. Numri i shkeljeve të armëpushimit në Donbas u rrit përsëri. Zbatimi i marrëveshjeve të Minskut për të zgjidhur konfliktin nga viti 2014 dhe 2015 kishte ngecur prej kohësh.

Nga ana tjetër, kontaktet midis Perëndimit dhe Rusisë u rinovuan. Presidenti i atëhershëm i SHBA-së Biden, u takua me Vladimir Putin në një samit në Zvicër në mesin e qershorit 2021. Pak më vonë, Putin, në një artikull në të përjavshmen gjermane “Die Zeit”, mbështeti “rinovimin e një partneriteti gjithëpërfshirës me Evropën”.

Propozimi i Merkel dhe Macron për të mbajtur një samit të BE-së me Putinin mori mbështetjen, ndër të tjera, të Italisë dhe Austrisë. Megjithatë, u kritikua nga Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia.

Holanda ishte gjithashtu skeptike. Kryeministri letonez Krisjanis Kariņs tha më pas se duhet të shmanget përshtypja e “shpërblimit” të Putinit me një samit pa zgjidhje paraprake për situatën në Ukrainën lindore.

Nord Stream 2 minoi besimin në Gjermani

Në të njëjtën kohë, po zbatohej një projekt gjermano-rus që ishte një halë në sypër anëtarët e BE-së të Evropës Lindore dhe vetë Ukrainën: tubacioni Nord Stream 2, i cili supozohej të lidhte drejtpërdrejt Rusinë dhe Gjermaninë.

Në fillim të qershorit 2021, Vladimir Putin konfirmoi përparimin në ndërtimin e tubacionit të gazit. Polonia dhe shtetet baltike këmbëngulën në “mbylljen” e projektit.

Nord Stream 2 dëmtoi përgjithmonë marrëdhëniet, kujton Pabriks, atëherë ministër i Mbrojtjes i Letonisë: “Ne paralajmëruam kundër kësaj varësie nga Rusia si një gabim gjeostrategjik. Në të njëjtën kohë, Merkel personalisht pretendoi se Nord Stream 2 ishte një çështje thjesht ekonomike dhe nuk kishte të bënte fare me politikën.”

Me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dallimet në opinione brenda BE-së fillimisht u zbehën në sfond. Nord Stream u dëmtua përgjithmonë nga shpërthimet në shtator të vitit 2022. Angela Merkel duket se e ka kuptuar këtë: “Sot nuk do të jemi më në gjendje të shpjegojmë se çfarë do të kishte ndodhur nëse… dhe a do të kishin ndryshuar kohërat”, tha ajo në intervistën me gazetën hungareze “Partizan”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia bllokon naftën kazake për Berlinin

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Maria Corina Machado nga Venezuela nobeliste e paqes 2025
Artikulli tjetër Shpërthim masiv në një fabrikë eksplozivësh në Tenesi, disa të vdekur dhe shumë të zhdukur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja
Analize Kryesore Kulture Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.