KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Marrëveshje për garanci sigurie për Ukrainën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Marrëveshje për garanci sigurie për Ukrainën
AktualeAnalizeBotaFokusPolitike

Marrëveshje për garanci sigurie për Ukrainën

Përditësimi i fundit: 5 Shtator, 2025 9:12 am
191 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtetet perëndimore që mbështesin Ukrainën ranë dakord në një takim në Paris për një kuadër të gjerë garancish sigurie ushtarake për këtë vend. Në takimin e kryesuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer morën pjesë 35 krerë shtetesh dhe qeverish, disa personalisht dhe disa përmes lidhjes me video. Ata diskutuan se si mund të garantohet siguria e Ukrainës pas një përfundimi të mundshëm të luftës me Rusinë.

Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili mori pjesë gjithashtu në takim, vendet e “Koalicionit të të Gatshmëve” janë të një mendjeje mbi kuadrin e përgjithshëm të garancive të sigurisë. Rëndësi qendrore ka sipas tij një ushtri e fortë ukrainase. Pas takimit të grupit në Paris ai tha se të gjithë ranë dakord që Rusia refuzon çdo iniciativë paqeje.

Macron: 26 vende duan të dërgojnë trupa

Sipas Macronit 26 vende janë gati të dërgojnë trupa për të siguruar armëpushimin ose paqen në Ukrainë. Këto vende janë zotuar zyrtarisht për të stacionuar trupa në Ukrainëose për të mbështetur Ukrainën dhe për të siguruar paqen përmes pranisë nga toka, deti ose ajri, tha Macron pas bisedimeve. Franca dhe Britania e Madhe kishin rënë dakord që para takimit që të dërgonin disa mijëra trupa në Ukrainë. Danimarka, Estonia dhe Lituania gjithashtu u zotuan ta bëjnë këtë. Suedia shprehu gatishmërinë e saj për të siguruar një paqe të mundshme në Ukrainë përmes mbikëqyrjes ajrore dhe nga deti. Holanda deklaroi se mund të ofronte ndihmë nga ajri, deti dhe toka.

Macron tha se shtete të tjera po shqyrtojnë nëse do të marrin pjesë në garancitë për sigurinë, tha Macron. “Kjo trupë ushtarake nuk ka as vullnetin dhe as objektivin për të zhvilluar luftë kundër Rusisë, përkundrazi ka për qëllim të sigurojë paqen dhe të dërgojë një sinjal të qartë strategjik.”

Gjermania nuk planifikon të dërgojë ushtarë

Kancelari Friedrich Merz nuk ishte i pranishëm personalisht në Paris, por mori pjesë në takimin përmes lidhjes me video. Për Gjermaninë përparësia e parë është pajisja e forcave të armatosura ukrainase në mënyrë që vendi të mund të vetëmbrohet. Qeveria gjermane do të vendosë për gjithçka tjetër vetëm pas një armëpushimi. Berlini zyrtar e refuzon, të paktën për momentin, dërgimin e ushtarëve të Bundeswehr-it në Ukranë. Megjithatë sipas raportimeve të medias qeveria gjermane planifikon të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, të mbështesë vendin për ndërtimin e sistemeve të armëve dhe të ofrojë ndihmë të mëtejshme për trajnimin e ushtarëve ukrainas. E gjitha kjo, vetëm nëse SHBA-ja vazhdon angazhimin e saj në Ukrainë.

 

Marrë nga Deustche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ngërçi në Kosovë: Kur politika ndeshet me Kushtetutën
Artikulli tjetër Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.