Seanca gjyqësore për kryebashkiakun Erion Veliajn, në Apelin e GJKKO do të zhvillohet në 11 Mars në orën 10:00.
Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, të vendosur ndaj tij.
Gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen është Engert Pëllumbi.
Kujtojmë që prej më shumë se tre javësh Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit.
Erion Veliaj u arrestua ndërsa ishte në zyrën e tij, brenda Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt.
Ai dyshohet se së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa kanë kryer korrupsion me fondet publike në të paktën 10 raste.
Marrë nga Mcntv.al