Administrata e Donald Trump po mbështet Viktor Orban për rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në sfondin e largimit të Antonio Guterres.
Burime nga tre vende konfirmojnë se administrata Trump ka mbështetur Viktor Orbánin për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. SHBA-ja e ka nxitur ish-kryeministrin hungarez të hyjë në garë, madje duke i paraqitur fillimisht vetë këtë ide. Plani është ende në pritje të një vendimi përfundimtar, shkruan media amerikane “Wall Street Journal”
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së pranon se, në pamje të parë, kjo ide tingëllon e çmendur. Megjithatë, besohet se Rusia dhe Kina e mbështesin atë, bazuar në bisedat e mëparshme me Uashingtonin. Plani parashikon që Orbán të jetë kandidati i përbashkët i të tre vendeve.
Siç u thanë zyrtarë nga SHBA-ja dhe një vend i dytë, kur SHBA-ja, Rusia dhe Kina duan të njëjtën gjë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zakonisht arrijnë ta realizojnë, shkruan media amerikane
Zyrtari i Departamentit të Shtetit numëroi tetë vota të Këshillit të Sigurimit në favor të zotit Orban dhe afërsisht 10 nga 15 anëtarët e këshillit.
Marrë nga WSJ