KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë/ Studentët mblidhen sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë/ Studentët mblidhen sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë/ Studentët mblidhen sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2026 9:49 am
11 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Studentët pritet të mblidhen këtë të martë, në orën 10:00, përpara Ministrisë së Arsimit, ku do të vijojnë protestën që prej dy javësh ka përfshirë kryeqytetin. Në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe pedagogët e universiteteve publike, të cilët kanë bojkotuar auditorët dhe kanë vendosur të qëndrojnë në krah të studentëve.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shpallur bojkotin e mësimdhënies që prej 21 tetorit, duke njoftuar se ai do të vijojë deri në një vendim të dytë. Gjatë dy javëve të fundit, tubimet janë shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me të plagosur e të shoqëruar në polici.

Ndërhyrjet e policisë kanë shkaktuar reagime të forta nga studentët, pedagogët dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kërkuar hetimin e rasteve të pretenduara të përdorimit të tepruar të forcës. Ndërkohë, studentët kanë refuzuar ftesat e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre nuk mund të zgjidhen përmes takimeve që, sipas tyre, nuk ofrojnë garanci për ndryshime konkrete.

Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua.

Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit.

Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Franca, e sëmura e Europës

Rama për median greke: Mandatin do ta çoj deri në fund

Kush janë maskarenjtë pas maskave?

Një përbindësh betoni do ngrihet nga ortakët e familjes Dako, në Malin e Robit

Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media amerikane: Trump dëshiron që Orban të jetë shefi i ardhshëm i OKB-së
Artikulli tjetër Propozohet rritje për akcizën e duhanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

QKB anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK-së
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Era që nuk ndalet më!
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit, pas humbjes së Vuçiç?
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.