KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme
AktualeAnalizeBotaPolitike

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2025 10:49 am
94 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Entuziazmi për miken e madhe, SHBA me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka rënë në Gjermani. Me deklaratat e tij Trump e ka tronditur ndjenjën e sigurisë së gjermanëve tek SHBA. Deklaratat e tij mbi konfliktin në Ukrainë, kërcënimet vazhdueshme ndaj BE me tarifat ndëshkuese i sjellin shumë shqetësime Brukselit dhe qeverisë gjermane. E pikërisht në kohë të tilla të trazuara, kur flitet në media edhe për fundin e marrëdhënies transatlantike, shkon në SHBA një transatlantik i bindur si Friedrich Merz.  Të enjten (05.06.) Merz zhvillon vizitën e parë si kancelar në SHBA dhe takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat gjermane janë shumë të përmbajtura në vlerësimet e tyre. “Vizitat në SHBA kanë qenë gjithmonë një sfidë për kancelarët federalë, sepse gjërat trajtohen ndryshe në qendrën e fuqisë botërore sesa në provincën gjermane. Në këtë drejtim, Merz mund të jetë shumë i gëzuar nëse e kalon vizitën e punës me Trump pa ndonjë lëndim të dukshëm”, shkruan “Rhein-Neckar Zeitung.

Pavarësimi projekt i së ardhmes, Evropa ende nuk mundet pa SHBA 

Megjithë deklaratat e Trump kundër Evropës, Evropa ka nevojë për SHBA-në ende, sidomos në çështjet e sigurisë. Megjithatë kancelari gjerman ka bërë të qartë, se e ka në fokus pavarësinë e Evropës e Gjermanisë nga SHBA. Deklarata e tij pas fitores në zgjedhje bëri bujë, kur tha, se pavarësimi nga SHBA do të jetë “prioritet absolut” i tij po ashtu edhe forcimi i Evropës. Natën e zgjedhjeve që pas daljes së parashikimeve të para Merz u shpreh se: “Të paktën që nga deklaratat e Trump një javë më parë, është e qartë se kjo pjesë e amerikanëve është kryesisht indiferente ndaj fatit të Evropës.” Kjo deklaratë u bë pas skandalit në Zyrën Ovale, kur Trump u përplas me presidentin ukrainas, Zelenski para kamerave.

Nuk duhet të kenë qenë e lehtë për Merz që njihet si transatlantik i bindur të japë deklarata të tilla. “Tagesschau” analizon marrëdhënien e Friedrich Merz me SHBA, për të cilin një ndër garancitë me të cilat është rritur është se “Shtetet e Bashkuara – ky shtet i fuqishëm në anën tjetër të Atlantikut – janë një partner i ngushtë, madje një mik i Gjermanisë. Gjatë gjithë jetës së tij, Merz ka jetuar këtë marrëdhënie të veçantë gjermano-amerikane, qoftë si përfaqësues biznesi, por edhe si kryetar i Urës së Atlantikut dhe, jo më pak e rëndësishme, edhe si politikan në role të ndryshme.”

Kjo pritet të reflektohet edhe në vizitën e Merz në Uashington, sipas mediave gjermane. Tre tema ka të ngjarë të dominojnë vizitën e parë të transatlantikut Friedrich Merz si kancelar: mosmarrëveshja mbi tarifat që kërcënon Trumpi, lufta ruse kundër Ukrainës dhe diskutimi  lidhur me shpenzimet e NATO-s.

Rritja e shpenzimeve ushtarake të Gjermanisë

Të paktën kur bëhet fjalë për shpenzimet e NATO-s, Gjermania po bën hapa të mëdhenj drejt përmbushjes së kërkesave të Trump. Gjermania është në rrugën e duhur për të bërë më shumë, tha Merz. Konkretisht, 3.5 përqind e produktit të brendshëm bruto do të shpenzohet për ushtrinë dhe një 1.5 përqind shtesë për infrastrukturën e nevojshme. Gjithsej qindra miliardë euro. Ky hap i Gjermanisë ndoshta ndihmon për të folur për mbështetjen e Ukrainës tek Trump. Në këtë pikë qeveria amerikane i shkakton shumë kokëçarje evropianëve. Trump e ndryshon herë pas here qëndrimin e tij. Në një moment e kërcënon Ukrainën, në momentin tjetër papritmas fyen Putinin, duke thënë se ai po vret shumë njerëz dhe nuk ka idenë se çfarë dreqin po bën Putini. Këto fjali u japin shpresë evropianëve. Por gazeta gjermane “Handelsblatt” që analizon vizitën e Merz në SHBA prapë e këshillon Merz, se “pas një përshëndoshjeje miqësore në Shtëpinë e Bardhë, fokusi i Merz duhet të vazhdojë të jetë forcimi i pavarësisë së Evropës.”

Nga perspektiva e qeverisë gjermane, do të ishte në këto kushte sukses që në një farë mënyre Trump të qëndronte në kursin pro-ukrainas, shkruan “Tagesschau.”

Grindja për tarifat

Sikur të mos mjaftojë që gjithçka është e komplikuar këto kohë, shtohet edhe çështja e tarifave.  Trump thotë se kjo është fjala e tij e preferuar. Ai e kërcënon vazhdimisht Evropën me pagesa ndëshkuese të rënda, një makth për Gjermaninë, që njihet si një komb eksportues. Friedrich Merz dëshiron të prezantohet me vetëbesim në këtë çështje, në fund të fundit, ai përfaqëson ekonominë e tretë më të madhe në botë. Dhe në të vërtetë, Evropa nuk është duarbosh në këtë mosmarrëveshje. Një levë e mundshme mund të jenë taksat më të larta mbi gjigantët e teknologjisë nga Silicon Valley.

Vetë Merz e konsideron rezultatin e mosmarrëveshjes mbi tarifat të pasigurt. Mund të ndodhë që gjërat të mos zgjidhen, tha ai disa ditë më parë në Berlin. Atëherë Evropa do të duhet të vendosë se sa konkurruese dëshiron të jetë. “Nëse është e nevojshme, edhe pa Amerikën” – një frazë tjetër që Merz ndoshta nuk mund ta kishte imagjinuar më parë.

Kushdo që ndjek qasjen e Trump e di se një paraqitje e përbashkët në Zyrën Ovale vështirë të planifikohet. Edhe detajet më të vogla mund ta bëjnë presidentin amerikan të zemërohet dhe të shfryjë zemërimin. Thuhet se Friedrich Merz është përgatitur intensivisht për takimin.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej
Artikulli tjetër Pensionet: sa kohë duhet të punojmë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.