KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Millanoviç anulon samitin e Bërdo-Brionit për shkak të Vuçiçit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Millanoviç anulon samitin e Bërdo-Brionit për shkak të Vuçiçit
AktualeAnalizeKomentPolitikeRajoni

Millanoviç anulon samitin e Bërdo-Brionit për shkak të Vuçiçit

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2026 8:08 am
231 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, e ka anuluar takimin e Procesit të Bërdo-Brionit, që ishte paraparë të mbahej në maj, duke theksuar se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet për shkuarjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kroaci.

“Deklaratat dhe veprimet politike të presidentit të Serbisë, për të cilat kemi qenë dëshmitarë në ditët dhe javët e fundit, janë plotësisht në kundërshtim me qëllimin e Procesit të Bërdo-Brionit, dëmtojnë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore”, tha Milanoviç më 30 mars përmes një deklarate me shkrim.

Vuçiç u përgjigj se presidenti i Kroacisë nuk ka pasur nevojë që ta anulojë takimin për shkak të tij, por ka mundur që të ftojë “miqtë e tij nga Prishtina dhe Tirana”.

“Absolutisht ai ka të drejtë, unë nuk e kam vendin aty”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar se askush nga Kroacia nuk do t’i tregojë atij se çfarë të thotë, ka raportuar agjencia Tanjug.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë rajonale që mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është iniciuar në vitin 2013 me qëllim që të nxisë bashkëpunimin dhe të përshpejtojë integrimet evropiane të rajonit.

Çfarë ka deklaruar Vuçiç?

Vuçiçi, pas zgjedhjeve lokale në Serbi më 29 mars, deklaroi se do të “verifikojë raportet e agjencive të sigurisë për ndikimin e mundshëm të vendeve të huaja në procesin zgjedhor”, duke përmendur “mbështetjen logjistike të një shteti fqinj”.

“Na kanë goditur nga rajoni edhe sot. Mund të shihnit çfarë bënin nga Zagrebi dhe sa të mëdha ishin përpjekjet e tyre. Në Kula [komunë në veri të Serbisë] kishte më shumë targa nga Zagrebi sesa nga komunat përreth. Dhe, nuk po flas vetëm për logjistikën e transportit, por para së gjithash për atë mediatike”, tha presidenti serb.

Pas shpërthimit të protestave antiqeveritare për shkak të vdekjes së 16 personave në Novi Sad në fund të vitit 2024, autoritetet në Serbi kanë akuzuar disa herë shërbimet sekrete kroate për organizimin e demonstratave, akuza që zyrtarët në Zagreb i kanë mohuar ashpër.

Nga zyra e Milanoviçit është bërë e ditur se Kroacia dhe Sllovenia, si anëtare të Bashkimit Evropian, e kanë iniciuar Procesin e Bërdo-Brionit me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore.

Si bashkëkryesues i Bërdo-Brionit, Milanoviç i ka njoftuar krerët e shteteve pjesëmarrëse se ka vendosur të anulojë takimin e planifikuar në Kroaci.

Përveç presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, në Procesin e Bërdo-Brionit marrin pjesë edhe udhëheqësit e Kosovës, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, deklaroi se nuk ka dijeni për vendimin e Millanoviqit për anulimin e samitit. Duke folur për deklaratat e Vuçiqit, ai tha se bëhet fjalë për “dy koncepte të rreme”.

“Njëra është se Kroacia po ndërhyn në zhvillimet e brendshme politike të Serbisë dhe se është një nga nxitësit ose bashkëorganizatorët e ‘revolucionit portokalli’. Tjetra, se [Kroacia] po krijon një aleancë ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën kundër Serbisë. Të dyja këto çështje janë plotësisht të pasakta”, deklaroi ai për gazetarët.

Kosova, Kroacia dhe Shqipëria kanë nënshkruar më 2025 një deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Serbia e ka cilësuar këtë bashkëpunim si aleancë sulmuese kundër saj dhe serbëve.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliç Radman, i ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë për ndërhyrje kroate në zgjedhjet lokale në atë vend, duke i cilësuar ato si “teori konspirative”.

“Më duket se qytetarët e Serbisë e kuptojnë se kjo nuk ka lidhje me Kroacinë”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai shtoi se politikanët në Serbi nuk duhet të merren me “trillime”, por me reforma dhe përmbushjen e kritereve për përparim në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kroacisë u nxitën edhe pasi Beogradi bleu raketa nga Kina, gjë për të cilën Pllenkoviq tha më 13 mars se i kishte shkruar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e ka futur gjithashtu Kroacinë në listën e vendeve që duhen vizituar vetëm “në raste të domosdoshme”, duke përmendur si arsye “incidentet gjithnjë e më të shpeshta, tensionet dhe rrethanat e pafavorshme të sigurisë”, pa specifikuar se për cilat ngjarje bëhet fjalë.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetër Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.