Në një arritje historike për sportin shqiptar, Chermen Valiev, mundësi me origjinë çeçene dhe i natyralizuar shqiptar, ka siguruar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Paris.
Valiev triumfoi ndaj rivalit të tij, Viktor Rassadin nga Taxhikistani, duke fituar me rezultatin 6-2 në kategorinë e peshës 74 kg. Fitorja e tij i garanton jo vetëm një vend në historinë sportive të Shqipërisë, por edhe një gradë ushtarake në Forcat e Armatosura.
Sipas legjislacionit aktual, i cili u miratua gjatë mandatit të ish-ministres Mimi Kodheli, sportistët e nivelit të lartë që arrijnë rezultate të shquara në arenën ndërkombëtare kanë të drejtën të marrin grada ushtarake honorifike. Në rastin e Valievit, fitimi i një medalje olimpike e ka bërë atë automatikisht të meritojë gradën “nënkolonel”. Nëse do të kishte fituar një vend më të lartë, ai do të kishte siguruar gradën “kolonel”.
Ky detyrim ligjor e ka çuar Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, të propozojë gradën e re për Valievin në Presidencë, ku pritet firmosja nga Presidenti si një formalitet ligjor.