KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: NATO mund të shpërbëhet, nëse SHBA-të pushtojnë Groenlandën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > NATO mund të shpërbëhet, nëse SHBA-të pushtojnë Groenlandën
BotaOpinionPolitikeZhvillim

NATO mund të shpërbëhet, nëse SHBA-të pushtojnë Groenlandën

Përditësimi i fundit: 6 Janar, 2026 10:30 am
301 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të hënën se një pushtim i Grenlandës nga SHBA-të do të thoshte fundi i aleancës ushtarake të NATO-s. Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, rinovoi thirrjet e tij që ishulli i madh Arktik, i cili është një territor autonom i Danimarkës, të kalojë nën kontrollin e Uashingtonit.

Çfarë tha kryeministrja daneze Frederiksen?

Frederiksen tha se gjithçka do të ndalet kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me Uashingtonin në rast të një sulmi amerikan ndaj një anëtari tjetër të NATO-s.

“Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të sulmojnë një vend tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka do të ndalet — kjo përfshin NATO-n dhe për këtë arsye sigurinë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Frederiksen.

Ndërkohë, kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen , bëri thirrje që territori të rivendosë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara dhe u bëri thirrje banorëve të Groenlandës të mos bien në panik.

“Situata nuk është e tillë që Shtetet e Bashkuara të mund ta pushtojnë Groenlandën. Ky nuk është rasti. Prandaj, nuk duhet të na zërë paniku. Duhet të rivendosim bashkëpunimin e mirë që kishim dikur”, tha Nielsen ndërsa fliste në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk.

Në një postim në rrjetet sociale të hënën, ai i bëri thirrje Trumpit të heqë dorë nga “fantazitë” e aneksimit të Grenlandës. “Mjaft tani. Mjaft me presion. Mjaft me insinuata. Mjaft me fantazi aneksimi. Jemi të hapur për dialog por kjo duhet të ndodhë përmes kanaleve të duhura dhe me respekt për të drejtën ndërkombëtare.“, tha ai.

Pse Trump e do Groenlandën?

Të dielën, Trump përsëriti pikëpamjen e tij se Groenlanda duhet të kalojë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara një ditë pasi Presidenti Venezuelan Nicolas Maduro u kap në një ndërhyrje amerikane dhe u dërgua në Nju Jork për t’u gjykuar .

“Ne kemi nevojë për Groenlandën”, u tha Trump gazetarëve të dielën, duke theksuar se kjo ishte e nevojshme për sigurinë kombëtare të Uashingtonit dhe duke pretenduar se ishulli ishte i rrethuar nga anije kineze dhe ruse.

Trump në të kaluarën ka ofruar të blejë territorin, ndërkohë që nuk e përjashton përdorimin e forcës ushtarake për ta marrë atë nën kontroll. Groenlanda ka  sasi të mëdha nafte, minerale kritike dhe burime të tjera. Territori gjithashtu mund të fitojë rëndësi ekonomike në dekadat e ardhshme, ndërsa hapen rrugë të reja transporti detar në Arktik për shkak të shkrirjes së akullit polar .

Groenlanda tashmë strehon një bazë ushtarake amerikane dhe Kopenhageni ka shprehur gatishmërinë për të lejuar vendosjen e trupave shtesë amerikane. Të hënën, këshilltari kryesor i Trump, Stephen Miller, e përshkroi Groenlandën si “një koloni të Danimarkës”, duke shtuar se “askush nuk do të luftojë ushtarakisht kundër Shteteve të Bashkuara për të ardhmen e Groenlandës”

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave

BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje

Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reshje dhe shtrëngata/ Ja zonat dhe qarqet ku priten përmbytje
Artikulli tjetër Reshjet shkaktojnë vërshime në disa qytete të Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës
Aktuale HI-Tech Koment Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 3 Shtator, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Aktuale Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.