KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndryshime në qeverinë “Rama”, shkarkohet Belinda Balluku
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndryshime në qeverinë “Rama”, shkarkohet Belinda Balluku
AnalizeKryesorePolitikeZhvillim

Ndryshime në qeverinë “Rama”, shkarkohet Belinda Balluku

Përditësimi i fundit: 27 Shkurt, 2026 10:54 am
407 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas botimit në Fletoren Zyrtare, numri dy i qeverisë do të jetë Albana Koçiu, e cila lë postin e ministres së Brendshme. Në krye të Ministrisë së Brendshme emërohet Besfort Lamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, ndërsa këtë të fundit do ta pasojë Toni Gogu.

Enea Karakaçi merr drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë, duke zëvendësuar Ballukun.

Elisa Spiropali largohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj emërohet Ferit Hoxha, i cili ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara nga viti 2009 deri në vitin 2015.

Pjesë e kabinetit nuk do të jetë më as ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Në vend të tij emërohet Ermal Nufi. Ndërsa në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin është vendosur Eriona Ismaili.

Ndryshimet vijnë vetëm gjashtë muaj pas votimit të kabinetit “Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë.

Balluku mes presionit të drejtësisë dhe vendimit politik

Largimi i Belinda Ballukutvjen pas një përplasjeje disa mujore me organet e drejtësisë. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK-ut, vendosi pezullimin e saj nga detyra në kuadër të një hetimi për procedura prokurimi publik. Vendimi u kundërshtua nga mazhoranca dhe çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila la në fuqi masën e pezullimit. Ndërkohë, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit te Ballukut për të vijuar me procedurat penale ndaj saj.

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar, kryeministri Rama deklaroi se do të presë raportin e Këshillit të Mandateve përpara se të shprehet përfundimisht lidhur me kërkesën e SPAK-ut.

Argumentet e shumicës socialiste do të përfshihen në një raport që po hartohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim dhe më pas të dërgohet në Kuvend për votim.

Opozita në protestë, kabineti nën trysni

Prej disa muajsh, opozita shqiptare ka organizuar një seri protestash kombëtare, me kërkesat kryesore largimin e Ballukut nga qeveria, e më tej rrëzimin e kabinetit “Rama”. Protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër tubim këtë të shtunë (28 shkurt).

Ndërkohë, largimi i ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu vjen në një moment kur Forcat e Armatosura janë angazhuar në juglindje të vendit, pas shembjes së aksit “Librazhd – Pogradec”, që prej më shumë se pesë ditësh ka izoluar këtë pjësë të vendit.

Në riformatimin e kabinetit nuk janë prekur nëntë ministri. Mes tyre mbetet në detyrë edhe ministrja për Inteligjencën Artificiale, “Diella”, e cila gjithësesi po përballet me një padi nga aktorja Anila Bisha. Kjo e fundit kërkon dëmshpërblim prej 1 milion eurosh për përdorimin e imazhit dhe zërit të saj në krijimin e avatarit ministror pa pëlqimin e saj.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-ministri Arsim Bajrami vetofrohet për postin e presidentit të Kosovës
Artikulli tjetër President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.