KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Maqedoninë e Veriut mbahet balotazhi i zgjedhjeve lokale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në Maqedoninë e Veriut mbahet balotazhi i zgjedhjeve lokale
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Në Maqedoninë e Veriut mbahet balotazhi i zgjedhjeve lokale

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2025 11:27 am
233 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votojnë më 2 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, në të cilat nuk pati fitues të qartë në rundin e parë, përfshirë kryeqytetin, Shkupin.

Votimet në balotazh do të përcaktojnë kryetarët e komunave në disa zona urbane dhe rurale.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, pas së cilës pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta fillojë numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve.

Mbi një milion qytetarë kanë të drejtë vote.

Komunat dhe qytetet ku sot zgjidhen kryetarët në balotazh janë: Shkupi, Aerodromi, Bogovina, Bërvenica, Vallandova, Vinica, Dibra, Debarca, Demir Kapi, Dojrani, Dollneni, Zrnovci, Karposhi, Kërçova, Konçe, Koçani, Krusheva, Kumanova, Maqedonia Mogilla, Negotina, Probishtipi, Rankovca, Rosomani, Struga, Studeniçani, Tetova, Qendra, Çeshinovë-Oblesheva, Çucer Sandeva dhe Shuto Orizari.

Në Qytetin e Shkupit, do të garojnë kandidatë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe e Majta.

Një total prej 474.000 qytetarësh të Shkupit me të drejtë vote më 2 nëntor do të kenë të drejtë të vendosin duke rrethuar numrin në fletëvotim se kush do të pasojë kryetaren e tanishme, Danela Arsovska, një kandidate e pavarur e mbështetur më parë nga VMRO-DPMNE.

Kryetari i Kisella Vodës nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgievski, po kandidon gjithashtu për kryetar të kryeqytetit, ndërsa kundërshtari i tij është ish-deputeti i së majtës, Amar Meçinoviq.

Diferenca midis dy kandidatëve në rundin e parë ishte 61.000 vota. Gjorgievski fitoi 91.000 vota, ndërsa kundërshtari i tij fitoi 30.000 vota.

Në 16 komuna, votuesit do të zgjedhin midis kandidatëve nga VMRO-DPMNE në pushtet dhe Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM) në opozitë.

Këto janë përplasjet më të shumta politike në rundin e dytë dhe do t’u japin një përgjigje kapaciteteve të LSDM-së opozitare, e cila i fitoi vetëm tri komuna në rundin e parë, krahasuar me 33 që i fitoi VMRO-DPMNE-në në pushtet. Këto janë 16 komuna në pjesët qendrore dhe lindore të vendit.

Komunat e Shkupit, Qendra dhe Karposhi, por edhe Kërçova, Tetova dhe Struga, si dhe Koçani, janë pjesë e komunave që analistët politikë i shohin si interesante për t’u monitoruar dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk arritën në rundin e dytë mund të jenë vendimtarë për atë se kush fiton.

Tragjedia në Koçan, ku një zjarr në klubin e natës Puls në mars vrau 63 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, e përqendroi vëmendjen e publikut në qytet gjatë zgjedhjeve lokale.

Në rundin e dytë, Koçani do të zgjedhë midis kryetarit të përkohshëm dhe kandidatit të pavarur Venko Krstevski dhe Vlatko Grozdanov të VMRO-DPMNE. Grozdanov fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski në rundin e parë më 19 tetor.

Sipas të dhënave të komisionit zgjedhor, kandidatët e pavarur po hyjnë në rundin e dytë në të paktën shtatë komuna, gjë që tregon rritjen e mbështetjes për nismat lokale, jopartiake.

Në rundin e parë të këtyre zgjedhjeve 44 komuna i zgjodhën kryetarët e tyre.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Britani e Madhe, sulm me thikë në një tren, 10 të plagosur
Artikulli tjetër Kompanitë gjermane i paguajnë Rusisë 1.72 miliardë euro taksa

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.