KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “New York Times”: A po afrohet lufta civile në Evropë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “New York Times”: A po afrohet lufta civile në Evropë?
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

“New York Times”: A po afrohet lufta civile në Evropë?

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2025 1:02 pm
136 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga Ross Douthat

 

Shkrimtari britanik Aris Roussinos, një pesimist, por jo katastrofist, shkruan se skenarët më të mundshëm në të ardhmen e afërt në Evropë, përfshijnë rritjen e “shpërthimeve të trazirave të dhunshme”…

Pavarësisht nëse debati shkaktohet nga një libër polemizues, apo nga një film si “Civil War” i vitit të kaluar, unë e trajtoj me mosbesim pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt një lufte civile të vërtetë. Në këto debate, janë zakonisht liberalët ata që paralajmërojnë se populizmi ose Trumpizmi po i çon Shtetet e Bashkuara drejt humnerës.

Por në rastin e politikës evropiane modeli është i ndryshëm: Në Francë dhe Britani, dhe midis vëzhguesve amerikanë të kontinentit, shqetësimi mbi mundësinë e luftës civile që po afrohet, priret të jetë më i zakonshëm midis konservatorëve.

Për vite me radhë, figura të lidhura me të djathtën dhe ushtrinë franceze, kanë paralajmëruar për një konflikt civil të afërt, të nxitur nga dështimi i vendit për të asimiluar emigrantët nga bota myslimane. (Novelisti i njohur reaksionar Michel Houellebecq, në librin e tij “Nënshtrimi”, imagjinon se kjo luftë do të shmanget vetëm nga konvertimi i papritur i elitave franceze në besimin Islam).

Kohët e fundit, ka pasur një diskutim të ngjashëm rreth Britanisë, i nxitur nga një ese e historianit ushtarak David Betz, i cili argumenton se Britania multi-kulturore është në rrezik të shpërbëhet. Së fundmi, kjo tezë është marrë në konsideratë nga strategu politik, arkitekti i fushatës Brexit dhe ish-këshilltari i Boris Johnson, Dominic Cummings.

Ai paralajmëron se elitat britanike kanë gjithnjë e më shumë frikë nga dhuna e organizuar, si nga nativistët ashtu edhe emigrantët e radikalizuar. Kur kam shkruar me mosbesim rreth skenarëve për një luftë civile në SHBA, kam pasur tendencën që të theksoj disa realitete.

Për shembull mungesën e një ndarjeje të qartë gjeografike midis fraksioneve tona rivale; zvogëlimin dhe jo thellimin e polarizimit racor dhe etnik në epokën Trump; faktin që jemi të pasur, të plakur dhe rehat dhe jo ​​të varfër, të rinj dhe të dëshpëruar.

Po ashtu, po i japim edhe grupeve që e urrejnë njëra-tjetrën një rol në sistem, dhe elitave arsye të forta për ta mbështetur atë. Për të mos harruar edhe mungesën e entuziazmit për dhunë të organizuar komunale në krahasim me sulmet e të ashtuquajturve “ujqër të vetmuar”. A duket ndryshe peizazhi evropian?

Ndoshta po, në disa fronte. Tensionet midis vendasve dhe të sapoardhurve, janë të zakonshme në të dyja anët e Atlantikut. Por dallimet etnike dhe fetare, mund të duken më të mëdha në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara. Ka një separatizëm kulturor më të fortë në komunitetet e emigrantëve në periferi të Parisit ose Marsejës sesa në Los Anxheles ose Çikago.

Po ashtu, ka më shumë pakënaqësi, e cila shndërrohet lehtësisht në trazira. Në të njëjtën kohë, elitat britanike dhe franceze kanë qenë më të suksesshme se ato amerikane në mbajtjen larg pushtetit të forcave populiste. Por mjetet e tyre – jo vetëm përjashtimi i populistëve nga qeveria, por një kufizim gjithnjë e më autoritar i lirisë së fjalës – e kanë zvogëluar ndjeshëm legjitimitetin e tyre midis vendasve të pakënaqur.

Kjo do të thotë që as emigrantët e nën-asimiluar dhe as të bardhët e klasës punëtore, nuk ndihen të përfshirë në sistem, duke i bërë më të besueshme format e shumta të dhunës politike: vendosja e rebelëve emigrantë ose vendas kundër qeverisë, e emigrantëve kundër vendasve me qeverinë që përpiqet të shtypë konfliktin, apo pozicionimin e grupeve të ndryshme të emigrantëve kundër njëri-tjetrit. (Qytetet angleze kanë përjashtuar tashmë episode të dhunës midis myslimanëve dhe hinduve).

Ndërkohë, ekonomitë e Evropës Perëndimore, janë rritur më ngadalë se ato të Amerikës gjatë dekadës së fundit, duke e zbehur ndikimin e njerëzve të zakonshëm në rendin aktual, dhe duke inkurajuar armiqësimin me sistemin dhe rezistencën.

Së fundmi, ka përqendrime gjeografike të pakënaqësisë – në veri të Anglisë, ose në qytete të dominuara nga emigrantët, për të cilat Betz paralajmëron se mund të bëhen të paqeverisshme, që nuk ekzistojnë në të njëjtën mënyrë në Shtetet e Bashkuara.

Përçarjet e Evropës janë më të thella se tonat në SHBA, me prirje ekonomike dhe demografike që paralajmërojnë mundësi më të pakta, dhe me përpjekjen e establishmentit për t’i mbajtur forcat populiste larg, që mund të jetë në fakt përshpejtuese e rënies së Evropës liberale.

Megjithatë, shumë nga arsyet për të dyshuar në afërsinë e luftës civile në SHBA, vlejnë ende për Evropën Perëndimore. Kontinenti është më në stanjacion se Shtetet e Bashkuara, por ende i pasur, komod dhe i plakur. Është e vërtetë që ka entuziazëm për trazira, por shumë më pak për dhunë të organizuar.

Dhe pavarësisht zhgënjimit të dukshëm, është e vështirë të shohësh ndonjë fraksion elitar që po del në pah – i djathtë apo i majtë, nativist apo islamik, që do ta shihte revolucionin e dhunshëm si një mjet të dukshëm për ambiciet e tij. Ndërkohë, ekzistojnë tipare tipike evropiane që e bëjnë luftën civile më pak të mundshme atje se sa në Amerikë.

Kombet më të vogla dhe me sisteme politike më të centralizuara, e kanë në përgjithësi më të lehtë të kontrollojnë kundërshtimin. Së dyti, nuk ka asnjë Amendament të Dytë apo kulturë armësh në stilin amerikan, e cila do të sfidonte monopolin e forcës së shtetit evropian.

Prandaj unë pajtohem me shkrimtarin britanik Aris Roussinos, një pesimist, por jo katastrofist, kur shkruan se skenarët më të mundshëm në të ardhmen e afërt në Evropë, përfshijnë rritjen e “shpërthimeve të trazirave të dhunshme”, por jo llojin e rënies së autoritetit të qeverisë qendrore, të shoqëruar me spastrim etnik dhe flukse refugjatësh, që nënkupton zakonisht gjuha e “luftës civile”.

 

Marrë nga New York Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar
Artikulli tjetër Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.