KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “New York Times”: Si u përçanë kardinalët italianë në konklavë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “New York Times”: Si u përçanë kardinalët italianë në konklavë
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

“New York Times”: Si u përçanë kardinalët italianë në konklavë

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2025 9:59 am
198 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“New York Times” ka zbuluar detaje interesante nga ajo që ndodhi në konkalvën e zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nga e cila u zgjodh Papa i ri. Sipas saj, në fillim ishin “tre pretendentë kryesorë”: kardinali italian Pietro Parolin, amerikani Robert Francis Prevost dhe hungarezi Peter Erdo. Kështu e përshkruan shkrimi mbrëmjen e parë të Konklavës.

Gazeta amerikane ka marrë informacione nga një duzinë kardinalësh për të rindërtuar atë që ndodhi gjatë votimit. “Nuk kishim ngrënë darkë dhe nuk kishte pushime, as për në banjo. Por u vendos që të vazhdohej me votimin”, – rrëfeu Kardinali David i Filipineve. “Ishte një lloj sondazhi paraprak”, – shtoi Kardinali Juan José Omella. Ndërsa sipas Kardinalit Lazarus You Heung-sik të Koresë së Jugut, “disa kandidatë morën vota të konsiderueshme”.
Sipas kardinalit anglez Nichols, pasi u kthyen në Casa Santa Marta, ata diskutuan se çfarë të bënin gjatë darkës. Dhe, sipas NYT, u vu re se italianët ishin të përçarë dhe kjo e kishte penalizuar Kardinalin Pietro Parolin.

Kardinali hungarez Peter Erdo, 72 vjeç, i mbështetur nga një koalicion konservator që përfshinte disa mbështetës afrikanë, dukej se nuk kishte potencial për të siguruar mbështetje midis një elektorati kardinalësh të emëruar kryesisht nga Françesku.

Të shtunën, më 3 maj, 5 ditë para konklavës, kardinalët hodhën short për pozicionet dhe Prevosti u zgjodh për të ndihmuar në drejtimin e mbledhjeve të përditshme përpara se të fillonte votimi. Sa më shumë e njihnin kardinalët, aq më shumë i vlerësonin metodat e tij. Aq shumë sa thuhet se Kardinali Joeph W. Tobin i Newark-ut i tha: “Bob, mund të të propozojnë.”

“Në votimin e katërt, votat shkuan në mënyrë dërrmuese drejt Kardinalit Prevost”, thotë Kardinali You i Koresë së Jugut. Ndrësa Kardinali Tagle, i cili në ditët para konklavës renditej si një nga të preferuarit thuhet se e pa duke marrë frymë thellë: “E pyeta: A do një karamele?” Dhe ai tha: “Po.” Kardinali Tobin i Nju Xhersit shtoi se e pa Prevost gjatë njërit prej votimeve “me kokën në duar”.

Votimi përfundimtar do të zhvillohej pasdite. Kur Kardinali Prevost arriti 89 vota, pragu i dy të tretave të nevojshme për t’u bërë Papë, Kapela Sistine thuhet se “shpërtheu në një valë duartrokitjesh në këmbë”. Por ai, thotë Davidi, “mbeti ulur! Dikush duhej ta ngrinte. Të gjithëve na erdhën lotët në sy.” Ndërkohë, votat po i afroheshin treshifroreve. Kardinali Désiré Tsarahazana i Madagaskarit tha: “Ai mori një shumicë shumë, shumë të madhe votash”.

 

Marrë nga New York Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Makina përplaset me motorin në Tiranë, dy të rinj humbin jetën
Artikulli tjetër Votë Ramës, shuplakë Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.