Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabić, ka thënë se nga incidenti i djeshëm në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym, të lumtura janë Prishtina dhe Zagrebi.
Ajo tha se ngjarjet e djeshme në Parlament nuk kanë lidhje me politikën dhe pyeti se cili ishte epilogu, përveçse “Prishtina dhe Zagrebi janë të lumtur”.
Ajo tha për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se institucionet do të vazhdojnë të punojnë dhe nuk do të tërhiqen përballë “egërsisë dhe dhunës”.
Duke tentuar ta sulmojë opozitën, Bërnabiq edhe dje tha se veprimet e tyre i kënaqin mediat në Kosovë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që në duar mbante foto nga raportimet e mediave në Kosovë.
“Dua të ju them tregoj deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare në Kosovë”, tha dje ajo.
Marre nga Danas.sr