KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nis sot në Vatikan konklava më e madhe në histori
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nis sot në Vatikan konklava më e madhe në histori
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

Nis sot në Vatikan konklava më e madhe në histori

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 8:36 am
151 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“Ai donte një Kishë që të ishte shtëpi për të gjithë, për të gjithë, për të gjithë.”
Me këto fjalë, Kardinali Giovanni Battista Re, gjatë funeralit të Papa Françeskut, vendosi një vizion të qartë për të ardhmen e Kishës Katolike.

Pasardhësi i Papa Françeskut, kushdo qoftë ai, nuk mund të largohet nga ideali i një Kishe të hapur për këdo që troket në derën e saj.

Sot, më 7 maj, ora 16:30, fillon një nga momentet më historike dhe më të pasigurta të epokës moderne: konklava më e madhe ndonjëherë për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike. Votimi i parë pritet rreth tre orë pas fillimit të mbledhjes, në përputhje me ritet e lashta që shoqërojnë këtë proces solemn. Derisa të dalë tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine, botën do ta mbulojë pritja, pasiguria dhe shpresa.

Sekret, solemnitet dhe intrigë

Konklava mbetet një nga proceset më të ruajtura me xhelozi në botë. Me origjinë nga latinishtja con clavis (me çelës), ai zhvillohet pas dyerve të mbyllura, nën afresket madhështore të Michelangelo-s në Kapelën Sistine. 133 kardinalë (me dy mungesa për arsye shëndetësore) janë thirrur për të votuar. Për të zgjedhur Papën e ri, nevojiten 2/3 e votave — pra, 89 vota.

Përveç solemnitetit fetar, konklava ka frymëzuar edhe letërsinë dhe kinemanë. Kjo ndjesi pezullimi dhe misteri, që sot ndodh në realitet, ka qenë temë e shumë filmave të njohur, si “Conclave” i Edward Berger, i cili përshkruan përplasjet brenda murit të heshtur të Vatikanit, por edhe përpjekjet për ta bërë Kishën më të hapur, më mëshirëplotë dhe më pranë realitetit.

Midis realitetit dhe kinemasë

Filmi i ri “Conclave” (me Ralph Fiennes, Stanley Tucci, John Lithgow dhe Isabella Rossellini) përshkruan tensionet dhe prapaskenat në zgjedhjen e një Pape pas vdekjes së papritur të paraardhësit të tij, duke pasqyruar dilemat morale, rivalitetet dhe pyetjen thelbësore: “A mundet një Papë të mëkatojë dhe të kërkojë falje?”

Por nuk është i vetmi film që prek temën. Që nga “Kardinali” (1963) që trajtonte temat tabu për Kishën, te “Këpucët e Peshkatarit” që pasqyronte tensionet gjatë Luftës së Ftohtë, e deri te “Habemus Papam” i Nanni Moretti, që portretizon një Papë të sapozgjedhur që përjeton panik dhe refuzon detyrën e tij.

Kisha përballë sfidave të epokës moderne

Pavarësisht sharmit kinematografik, realiteti i konklavës mbetet shumë më kompleks. Kjo është një Kishë që kërkon të mbijetojë midis krizave morale, skandaleve të së kaluarës dhe sfidave moderne: çështjet gjinore, barazi, drejtësi sociale dhe përfshirje. Papa Françesku tentoi të përballonte këto sfida me përulësi dhe kurajë, duke lënë një trashëgimi të guximshme.

Tani, kardinalët nga të gjithë kontinentet janë përballë një detyre të rëndësishme, të zgjedhin një lider që jo vetëm do të ruajë traditën, por do të ketë kurajën të përqafojë të ardhmen. Një Papë që, siç thotë një personazh në filmin “Conclave”, “të ketë dyshim, të mëkatojë, të kërkojë falje dhe të vazhdojë përpara”.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Carney përplaset me Trump-in në Zyrën Ovale: Kanadaja nuk është në shitje
Artikulli tjetër Interi mund Barcelonën dhe shkon në finalen e Champions-it, në Mynih

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.