KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një grup studentësh krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një grup studentësh krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”
AnalizeFokusKomentKryesorePolitikeSociale

Një grup studentësh krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2026 8:47 am
97 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një grup studentësh kanë njoftuar themelimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Nisma synon të mbështetet te drejtësia, meritokracia, transparenca dhe përgjegjshmëria, ndërsa ka nisur edhe mbledhja e firmave për krijimin e subjektit politik.

Partia e re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë” pritet të nisë takimet me qytetarët në qytete dhe fshatra, me synimin për të prezantuar nismën dhe për të mbledhur firmat e nevojshme për krijimin e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të grupit nismëtar, të cilët deklaruan se iniciativa ka lindur nga një grup studentësh dhe është mbështetur edhe nga të rinj, pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës.

Në një deklaratë për mediat, një prej studenteve që përfaqëson grupin theksoi se nisma është e hapur për të gjithë qytetarët që besojnë në një Shqipëri të qeverisur mbi bazën e drejtësisë, meritokracisë, përgjegjësisë dhe transparencës.

“Ne, një grup studentësh së bashku me të rinj, atdhetarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe nga diaspora, deklarojmë sot me zë dhe me figurë themelimin e Partisë së Bashkuar për Shqipërinë. Një parti e hapur për këdo që beson se Shqipëria mund të qeveriset me drejtësi, meritokraci, përgjegjësi, transparencë në shërbim të popullit. Për 180 ditë mijëra të rinj, prindër, mësues dhe qytetarë kanë treguar se Shqipëria nuk është lodhur. Ajo është zgjuar dhe është e bashkuar. Ky zë u përket të gjithë atyreve që u bashkuan kërkesave të protestuesve. Partia të Bashkuar për Shqipërinë do t’ju afrojë atyre një rrugë kushtetuese drejt vendosjes së shtetit të së drejtës.

Prandaj ne nuk vijmë me një program të shkruar pas dyerve të mbyllura. Në javët në vijim do të jemi pranë jush me qytete dhe në fshatra si dhe kudo ku jetojnë bashkatdhetarët tanë. duam të bashkojmë zërat, përvojat dhe vullnetin e shqiptarëve për të ndërtuar së bashku një alternativë të re, për të bashkuar Shqipërinë, për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton. Ne nuk bëjmë premtime. Ne vendosim standarte. Çdo angazhimi i yni do të ketë një objektiv të matshëm, një përgjegjës me emër, një kosto të llogaritur dhe një afat.

 Do ta masim rregullisht, do ta publikojmë dhe do ta verifikojmë me ekspertë të pavarur. Kur nuk e arrijmë do ta themi i hapur, do ta shpjegojmë dhe pse do ta tregojmë dhe si do e korrigjojmë. Sepse besimi nuk kërkohet. Ai fitohet premtim pas premtimi, rezultat pas rezultati. Shqiptarët meritojnë një politikë që u nënshtrohet të njëjtave standarte që u kërkohet çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë. Përpara se të kërkojmë popullit tonë besimin, i vendosim vetes disa rregulla. Drejtues të zgjedhur me mandate të kufizuara, llogaridhënie

publike, asnjë privilegj për themeluesit dhe asnjë ndikim për donatorët. Kjo parti nuk do të bjerë prej e kultit të individit. Ju ftojmë të ndërtojmë një institucion ku asnjë udhëheqës të mos mund ta zaptojë apo ta përdorë për institucione vetiake. Ftojmë çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit të bashkohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk do të ndërtohet nga një rreth i mbyllur. Do ta ndërtojmë së bashku të gjithë të bashkuar për Shqipërinë”, tha përfaqësuesja.

 

Marrë nga TCH

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush jep llogari për dhunën në protesta?

Kush është shqiptari që po ndihmon Evropën të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në AI?

Përse disa protesta rrëzojnë qeveritë dhe të tjerat jo?

Tirana blindohet për 28 Nëntorin, 2 mijë policë në terren për protestën

Letra e fundit e Gianni De Gennaros: “Një ortek gënjeshtrash po më merr përpara”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama për shtypin gjerman: “Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra dhe teori konspirative”
Artikulli tjetër Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kështu foli… Spiropali!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.