KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një tjetër deputet i Ramës bëhet me resort në Jug
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një tjetër deputet i Ramës bëhet me resort në Jug
AnalizeKorrupsionKryesorePolitikeSociale

Një tjetër deputet i Ramës bëhet me resort në Jug

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2025 3:41 pm
307 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që bëhen me hotele dhe resorte në bregdetin e Jugut janë të shumta. I fundit në radhë është Arben Pëllumbi.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës. Një muaj më parë, kompania e zotit Pëllumbi ka aplikuar në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të marrë lejet e nevojshme mjedisore.
Klani Pëllumbi

Aplikimi është bërë nga kompania A.B.A., aksionet e së cilës zotërohen në masën 100 për qind nga deputeti socialist dhe që administrohet nga vëllai i tij Erlind Pëllumbi.

Ky nuk është rasti i parë që një zyrtar i lartë i maxhorancës përfshihet me ndërtime në bregdet. Artan Gaçi, ish deputeti socialist dhe bashkëshort i ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka, tentoi ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Himarë.

Familja e ish ministres së Jashtme mori dhe statusin e Investitorit Strategjik për këtë investim si dhe iu dha e drejta e përdorimit të plazhit për 30 vjet me vendim të qeverisë ku zonja Xhaçka bënte pjesë. Por pasi çështja u bë publike, investimi u kallëzua në SPAK nga Fredi Beleri, kryetari që nuk bë kurrë i Bashkisë Himarë.

I zgjedhur si kandidat i opozitës në krye të Bashkisë Himarë, Beleri nuk e gëzoi asnjë ditë mandatin pasi u arrestua nga prokuroria për blerje votash. Por nga qelia ai përpiloi një kallëzim, që i hapi jo pak telashe ish ministres së Jashtme. Pas hetimeve për rastin, SPAK arrestoi ish kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, për falsifikim të dokumentave të pronës.

Hetimet gjetën se prona ishte vjedhur duke ia dhënë fillimisht me dokumenta false dy banorëve të zonës. Këta të fundit ja shitën familjes së ish ministres së jashtme për një çmim dukshëm poshtë vlerës së tregut, rreth 20 euro për metër katrorë. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, toka u konfiskua përfundimisht nga shteti, ndërsa zoti Goro u dënua me 2 vite burg.

Por biznesi i resorteve në bregdet nuk janë lidhja e vetme mes ish ministres së Jashtme dhe zotit Pëllumbi. Ata janë dhe pjesë e një familje. Zonja Xhacka është mbesa e zotit Pëllumbi. Me pak fjalë, Klani Pëllumbi.

Indicie, indicie bëjnë një filozofi

Para disa vitesh, grantet e AZHBR-së në Shkodër, përfunduan thuajse të gjitha në rrethin e afërt të një deputeti socialist. Kur fjala shkoi në veshin e Ramës, ky i fundit e pyeti deputetin duke i kërkuar sqarime. Dhe përgjigja e deputetit ishte epike.

-O shef, sa t’i marrin fshatarët paratë dhe t’i shpërdorojnë duke blerë naftë për benzat e tyre, më mirë kështu se i kemi vet në kontroll dhe nuk lejojmë abuzime- tha ai. Dhe kryeministri qeshi.

Turizmi është shndërruar tashmë në motorin kryesor të ekonomisë shqiptare. Një pjesë e madhe e politikave shtetërore të zhvillimit janë fokusuar pikërisht në turizëm, që nga dhënia e statusit strategjik, falja e tokës shtetërorë e deri tek privilegjet fiskale, qeveria është investuar me favore të mëdha publike në turizëm.

Por ekziston gjithmonë rreziku që këto favore dhe privilegje të shpërdorohen. Ndaj me sa duket qeveria ka aplikuar strategjinë e Shkodrës. Mbajtja brenda rrethit është mekanizmi për t’a patur nën kontroll zhvillimin e turizmit sepse e ardhmja e ekonomisë nuk mund t’i lihet rastësisë dhe as papërgjegjshmërisë të investitorëve privat jashtë rrethit të Partisë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kuvendi shpërndahet për 2 muaj
Artikulli tjetër Kryeministri i Maqedonisë: Ata që kanë gabuar do të përgjigjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.