Gjykata e Lartë e SHBA vendosi këtë të premte t’i japë të drejtë direktivës së Presidentit Donald Trump për të kufizuar shtetësinë për të lindurit në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka qenë një temë mjaft e diskutueshme në përpjekjet e tij për të frenuar imigracionin dhe një hap që do të ndryshonte mënyrën se si është kuptuar prej kohësh një dispozitë kushtetuese e shekullit të 19-të.
Gjykata më e ulët u shpreh se politika e Trump shkelte Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, por kjo u rrëzua nga Gjykata e Lartë.
Amendamenti i 14-të është interpretuar prej kohësh si garantues i shtetësisë për foshnjat e lindura në SHBA. Por administrata Trump ka argumentuar se dispozita nuk u jep shtetësi foshnjave të emigrantëve që janë në vend në mënyrë të paligjshme ose prania e të cilëve është e ligjshme por e përkohshme, siç janë studentët e universiteteve ose ata me viza pune.
Administrata ka thënë se dhënia e shtetësisë praktikisht kujtdo që lind në tokën amerikane ka krijuar stimuj për imigracionin e paligjshëm dhe ka çuar në “turizmin e lindjes”, me anë të të cilit të huajt udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për të lindur dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijët e tyre.
Marrë nga Lapsi.al