KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Omonia lëshon mesazh me tone ekstremiste
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Omonia lëshon mesazh me tone ekstremiste
AktualeFokusKomentKryesorePolitike

Omonia lëshon mesazh me tone ekstremiste

Përditësimi i fundit: 15 Gusht, 2025 10:45 am
299 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit.

Organizata Omonia bën të ditur me anë të një deklarate të dërguar me email, se ka mbledhur kryesinë për situatën e zjarreve dhe akuzon qeverinë se ka lënë minoritetin me qëllim nën pushtetin e zjarreve.

Ajo që bie në sy është toni konspiracionist i deklaratës që akuzon se zjarret i janë vënë me qëllim tokave të minoritetit grek, për t’i trembur dhe larguar, një gjuhë e paprecedent për një organizatë në vend dhe që as nuk përputhet me realitetin e zjarreve që po djegin Europën nga Portugalia, Spanja, Shqipëria dhe në Greqi.

Deklarata e OMONIA-s:

Mbledhje jashtëzakonshme e Kryesisë së Përgjithshme të Organizatës. Indinjatë dhe trishtim për pasojat e zjarreve të tejzgjatura dhe të përgjithshme në trevat bazike të Minoritetit Etnik Grek. Vlerësim i dëmeve dhe pasojave në shoqërinë dhe ekonominë lokale.

Nën kryesimin e Kryetarit të Organizatës dhe ndjenjë përgjegjësie të thellë ndaj gjendjes që krijon vazhdimi i tejzgjatur i zjarreve masive në zonat e Sarandës – Delvinës, u mblodh me emergjencë Kryesia e Përgjithshme e Organizatës.

Në një vlerësim të parë të pasojave tragjike shkaktuar nga zjarret në thuajse të gjitha komunitetet me dimension historik, veçanarisht impaktit psikologjik që krijon situata duke qenë periudhë ku numër i madh banorësh kthehen në vatrat e tyre atërore, duke ndarë perceptimin e përgjithshëm në komunitet se zjarret aspak të rastësishme nuk janë dhe më së shumti u provokuan qëllimisht, Kryesia e Përgjithshme shpreh protestën e saj për neglizhencën dhe indiferencën e autoriteteve shtetërore dhe ineficencën në parandalim dhe në vazhdim përballimin e tyre.

Çfarëdo justifikime dhe krahasime me të tjera situata në kohë ose dhe shtete të tjera nuk mund të mbulojnë faktet reale rreth të cilave u bë diskutim i gjerë dhe i hollësishëm.

Pasojat e zjarreve të sezonit të sivjetëm janë ndoshta më tragjiket meqënse përfshinë vetë zonat e banuara duke shkaktuar dëme në banesa familjare por edhe kisha Orthodhokse sikundër në Lefterohor, Lekël, Senicë etj. Për më tepë u shkatërruan ullishta të vjetra dhe të reja, vreshta, ferma blegtorale etj, dëmi financiar dhe ekonomik i të cilave është veçanarisht i lartë. Në veçanti fokusojmë tek pasojat dhe impakti që shkakton kjo në largimin e familjeve të reja shtesë nga trevat meqënse ndërmarrja e përpjekjes sërish kërkon fonde nga njëra anë dhe vullnet nga ana tjetër.

I mëshojmë me përgëzimet e rastit pjesëmarrjes me sensibilitet shoqëror të gjithë banorëve sa mundeshin – sidomos të rinjve që u ndodhën në vatrat tona – në përpjekjen për përballimin e zjarreve dhe shpëtimit të pasurive të tyre por edhe vendeve të adhurimit: manastire, kisha dhe paraklise.

Duke shprehur indinjatën dhe zemërimin për braktisjen në mëshirën e fatit të banorëve dhe komuniteteve nga ana e autoriteteve shtetërore, duke shmangur trajtimin fatalist të gjendjes, Kryesia e Përgjithshme e BDMEG OMONOIA kërkon dhe do të përpiqet në mënyrë që nga ana e shërbimeve të bashkive lokale të bëhet regjistrimi i menjëhershëm dhe vlerësimi ekonomik i dëmeve që lanë pas flakët e zjarrit. Të ketë reflektim të menjëhershëm për zhdëmtimin e tyre meqënse më së shumti i dedikohet neglizhencës shtetërore. Përsa i përket sektorit të bujqësisë kërkojmë me këmbëngulje mbështetjen me prioritet dhe pa justifikime të fermerëve dhe blegtorëve ekonomitë e të cilëve u shkatërruan. Vëmendje dhe financim respektiv kërkojmë edhe përsa i përket procedurave të ripyllëzimit por edhe masave preventive për shmangien e fenomeneve po aq rënduese që do të pasojnë nga rreshjet atmosferike të stinës në zonat e dëmtuara malore.

Në mënyrë që të mos përsëritet përvit e njëjta situatë kërkohet rishikim thelbësor i mentalitetit, strukturimit dhe forcimit të infrastrkurës teknike si edhe shtim i konsiderueshëm i personelit në shërbimet e zjarrfikseve dhe përballimit të situatave emergjente.

Jo si fjalë ngushëlluese dhe urata por në koshiencë të kursit tonë historik dhe dashurisë së shquar për vendlindjen që na dallon, në përgjigje edhe të objektivit të synuar nën konsideratën se zjarret u provokuan qëllimisht dhe me shkaktar, bëjmë thirrje për pjesëmarrje  koshiente këmbëngulëse të secilit prej nesh në mënyrë që të shndërrohet situata në një shans për aktivizim politik të përgjegjshëm në përpjekjen për vijimin e pandërprerë të prezencës së komuniteteve autoktone Greke në trevat tona historike atërore.

 

Marrë nga VoNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ryanair do të hapë 3 mijë vende pune në Aeroportin e Tiranës
Artikulli tjetër Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.